Ftesë për sesionin e parë të Forumeve

Ftesë për sesionin e parë të Forumeve

 

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në korniza të projektit: “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal faza e II-të” të cilin e realizojnë  Ministrisa e vetëqeverisjes lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Byroja për zhvillim të barabartë rajonal në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, fillon me realizimin e ciklit të ri të forumeve rajonale 2022.

Na paraqet nder dhe kënaqësi e veçantë të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet me 16.11.2022 me fillim në ora 11 në hapësirat e Restoranit Elektra Garden në f.Bërvenic.

Në këtë forum do të punohet me dy programe: Programa për projekte investive me komponentë digjitale nga skema e grantit dhe Programa për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022 me mjete të planifikuara indikative për vitin 2023.

Kërkojmë nga komunat që të dërgojnë maksimum 7 (shtatë) përfaqësues edhe atë: (2 përfaqësues nga komuna, dhe 5 (pesë) përfaqësues nga palët tjera të përfshira: këshilltarë komunal, përfaqësues nga OJQ, përfaqësues nga biznes sektori, përfaqësues nga dhomat ekonomike, përfaqësues të bashkësive vendore, përfaqësues të ndërmarrjeve publike komunale.

Gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve duhet të keni parasysh që struktura e tyre të jetë minimum 40% gra dhe së paku 20% të rinj.

 

Bashkangjitur do të gjeni Ftesën dhe Agjendën e forumit.

1.Ftesë për sesionin e parë të Forumeve

2.RENDI I DITËS

Rishpallje e KONKURSIT PUBLIK

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Hulumtime (Qendra inovative për Hulumtime të Aplikuara dhe Edukim – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal sipas kritereve të BZHR, në programin e zhvillimit rajonal për vitet 2022-2023, me qëllim zbatimin e aktivitetit të projektit “Menaxhimi i njohurive, informacionit dhe të dhënave përmes iCARE”, shpall:

 

 

Rishpallje e KONKURSIT PUBLIK

për punësimin e ekspertëve të mëposhtëm

 

  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – GIS/Të dhëna hapësinore

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e të dhënave të hapësirës)
  • Inicim i hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinor
  • Koordinimi me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
  • Drejtimi i kërkimit dhe analizës së të dhënave hapësinore
  • Koordinimi i hulumtimit iCARE në fushën e planifikimit hapësinor
  • Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinorë

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Arqitekturë  240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimumi 3 vite eksperience pune
  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – Analizë Biznesi

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e biznesit, analiza e të dhënave të mjedisit të biznesit)
  • Inicimi i kërkimeve për zhvillimin dhe kushtet e biznesit
  • Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat QZHRPP, Akademia
  • Hulumtim dhe analizë e të dhënave të biznesit
  • Koordinimi i hulumtimit të iCARE në fushën e analizës së biznesit, zhvillimit të biznesit, zhvillimit të kushteve të biznesit
  • Mbikëqyrja e kërkimeve në fushën e analizës së biznesit

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Biznes Informatikë  240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune
  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – Mjedis jetësor

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i i detyrave të caktuaranga shkenctari i të dhënave ( Të dhënat e analizës së ndikimit mbi mjedisin jetësor)
  • Inicim i hulumtimeve për përmirësimin e mjedisit jetësor
  • Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
  • Drejtim i hulumtimeve dhe analiza e të dhënave për mjedisin jetësor në territorin e komunave dhe rajonit
  • Koordinimi i hulumtimeve të iCARE në fushën e mjedisit jetësor
  • Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e mjedisit jetësor

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Ndërtimtari/Arqitekturë 240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune

Plotësimi i kritereve vërtetohet me dokumentacion përkatës nga organizatat relevante

Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal

 

Të gjitha pozicionet janë për një vit nga data e nënshkrimit të kontratës.

Të gjitha pozicionet janë me kohë të pjesshme, me 4 orë kohë pune në ditë.

Shuma bruto që do të  paguhet është 38.437 denarë

 

Paraqitja është elektronike nëpërmjet postës elektronike: info@rdcpolog.mk, manager@rdcpolog.mk

Paraqitja duhet të përmbajë: BIografi të shkurtër dhe Letër motivuese

Konkursi është publikuar në faqen e internetit të QZHRPP: www.rdcpolog.mk

Afati i fundit për pranim të paraqitjeve është: 09.11.2022

 

Informacion

Ju informojmë se Qendra jonë e Biznesit nëpërmjet Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut ofron MENTORIM FALAS për të gjitha kompanitë tregtare të interesuara, në procesin e përgatitjes tuaj për aplikim.

Ushtrimi i të drejtës së mbështetjes mentoriale pa pagesë fitohet sipas parimit – “i pari që regjistrohet, i pari shërbehet”. Për të përfituar nga kjo mundësi e jashtëzakonshme, mjafton të plotësoni formularin e aplikimit, në të cilin mund të kyçeni  thjesht duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfEybr3f7DX0Y55lF-Og6HDS-WWWmUERkXd3T6Waoe21QV21A/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0

Në këte thirrje, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë jo më vonë se data 8 gusht 2022, deri në orën 14:00 dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyra e aplikimit janë plotësisht në dispozicion në faqen e internetit.

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

 

Sot me 03.06.2022 në hapësirat e Youth and Community Center në Gostivar u mbajt seanca konstituive dhe u  formua Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut ku anëtarë janë kryetarët e të nëntë komunave të rajonit planor të Pollogut dhe drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit. Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut e ka rolin e organit administrativ.

Për Kryetar të Këshillit për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut unanimisht u zgjodh Kryetari i Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, me mandat një vjeçar.

Në seancë është miratuar edhe Rregullorja e punës e cila rregullon mënyrën e punës së Këshillit për mbrojtje sociale. Gjithashtu u obliguan drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit që ta përgatisin dhe ta përshtatin sa më shpejt me të dhënat e komunave të RPP, Propozimin për nevojën e zhvillimit të shërbimeve sociale në rajonin planor të Pollogut, lloji dhe mënyra e themelimit të shërbimeve e cila pasqyrë në të ardhmen do të mundësojë shfrytëzimin e kapaciteteve të Qendrës për zhvillim dhe të aplikohet me projekte në fushën e mbrojtjes sociale.

Nga ana e ekspertit nga fusha e mbrojtjes sociale i angazhuar nga ana e SDC, z.Jovan Manasievski para të pranishmëve pati fjalim hyrës, i cili theksoi rëndësinë e konstituimit të këtij Këshilli dhe theksoi se ky është një hap drejt decentralizimit të mbrojtjes sociale. Ai u ndal edhe në nevojat e rajonit të Pollogut në fushën e mbrojtjes sociale, siç është nevoja jo vetëm për ndërtimin e shtëpive të të moshuarve, por edhe për zhvillimin e masës së ndihmës dhe kujdesit në shtëpi, e cila do të mbulonte një numër më të madh të njerëzve që kanë nevojë për këtë kujdes dhe jo vetëm për ndërtimin e kopshteve për fëmijë.

Për rajonin planor të Pollogut, është e rëndësisë së veçantë nevoja për hartimin e rreziqeve sociale dhe themelimi i Këshillave të mbrojtjes sociale në secilën komunë, në qëllim që të miratohen Planet Vjetore të Mbrojtjes sociale. Me këto plane do të definohen nevojat dhe komunat do të mund të aplikojnë për grante, si dhe të përdorin fondet evropiane dhe fondet tjera që janë në dispozicion.

Solid Waste Management in Polog Region – Phase I

The Centre for Development of the Polog Planning Region, located at the street address: Ilindenska No.335, SEEU Campus, building no. 602 1200 Tetovo, has a need for Procurement of Solar Photovoltaic System for the Rusino landfill within the project “Solid Waste Management in Polog Region, Phase I” financed by Swiss State Secretariat for Economic Affairs SECO. For that purpose, the Contracting Authority shall conduct a procurement using simplified competitive procedure. Therefore, we would like to invite you to submit your tender for the above mentioned subject of the procurement no later than 02.06.2022 at 12:00 at the address stated above.  Enclosed, you will find following documents:

I.  Instructions to tenderers
II. Terms of Reference
III. Tender form
IV. General Conditions of Supply Contract
V.  Special Conditions of Supply Contract

When preparing your tender, please use the tender form which is an integral part of this Request and fill in the English language.

Seanca e II-të e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Seanca e II-të e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 15.04.2022 në hapësirat e restoran Elektra Garden në f.Bërvenic, u mbajt seanca e rradhës e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku të pranishëm ishin pothuajse të gjithë kryetarët e komunave të rajonit planor të Pollogut njëherit edhe  anëtar të KZHRPP.

Në këtë seancë u miratuan dokumente të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe funksionimin e QZHRPP si dhe u diskutua për nevojën e realizimit të projekteve zhvillimore dhe miratimin e planit financiar të qendrës për vitin 2022.

U diskutua edhe për Ndërmarrjen për menaxhimin e mbeturinave Rusino Pollog për përmirësimin e funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve më mira dhe për një sërë çështjesh të tjera të cilat do të zgjidhen në bashkëpunim me komunat dhe ministrinë e ekologjisë.

 

Gjithashtu, u diskutua për themelimin e Këshillit për mbrojtje sociale si dhe nga ana e ekspertit të jashtëm të MPL u bë prezantimi i udhëtimit studimor në BE, e cili kaloi me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të KZHRPP.

 

Pikat e miratuara:

▪︎ Llogaria përfundimtare e QZHRPP për vitin 2021,

▪︎ Raporti vjetor për implementimin e programës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut 2021-2026, për vitin 2021,

▪︎ Plani Aksional për vitin 2022,

▪︎ Plani financiar për vitin 2022,

▪︎ Anëtarsimi i QZHRPP në Ican, dhe të tjera.

 

Prezantim i Studimit për Vlerësimin e Ndikimit mbi Mjedisin Jetësor për ndërtimin e deponisë sanitare në Rusino

Prezantim i Studimit për Vlerësimin e Ndikimit mbi Mjedisin Jetësor për ndërtimin e deponisë sanitare në Rusino

Përmirësimi sistematik i menaxhimit të mbetjeve të ngurta komunale në rajonin e Pollogut, krijimi i deponisë përkatëse sanitare në Rusino në të ardhmen e afërt dhe zhvillimi i procedurës për mbylljen e deponisë janë qëllimet kryesore të Projektit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili duhet të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rajonin e Pollogut. Për këtë qëllim, në komunën e Gostivarit është mbajtur dëgjimi publik për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturinat e ngurta komunale jo të rrezikshme në Rusino, organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si institucioni kompetent. Studimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e deponisë sanitare në Rusino, si zgjidhje kalimtare, identifikoi dhe parashikoi ndikimet e mundshme të projektit, identifikimin e gjendjes bazë të mjedisit, si dhe kushtet bazë social-ekonomike në zona ku zbatohet projekti. Ky dokument bën edhe parashikime të masave të propozuara për parandalimin, reduktimin dhe kompensimin e ndikimit të deponisë.

Sipas gjetjeve, janë identifikuar masat për parandalimin, reduktimin dhe kompensimin e ndikimit të projektit dhe është përgatitur një plan veprim për mbrojtjen e mjedisit i cili përcakton masat dhe përgjegjësitë. Për të siguruar zbatimin e duhur dhe efikas të zbatimit të masave, është përgatitur një plan monitorimi, i cili së bashku me planin e veprimit duhet të jetë një obligim për kontraktuesin e ardhshëm dhe operatorin e deponisë.

Gjetjet e studimit tregojnë se me krijimin e një deponie sanitare në Rusino, si zgjidhje kalimtare, mund të shmangen ndikimet e identifikuara në mjedis duke zbatuar masat e duhura dhe kontrollin e duhur. Bazuar në qasjen e ekspertëve, Studimi arrin në përfundimin se realizimi i këtij projekti nuk përbën kërcënim për mjedisin, por realizimi do të sjellë përfitime për komunitetin. Gjithashtu, ndërtimi i një deponie sanitare në Rusino do të zgjidhë problemin e mbetjeve komunale. Afati kohor i funksionimit të deponisë të Rusinos, si deponi sanitare, pas zbatimit të masave të parashikuara, llogaritet maksimumi 10 vjet, dhe studimi parashikon një plan për mbylljen e tij. Paralelisht me këtë proces do të nisë një procedurë për gjetjen e një lokacioni të ri për një deponi rajonale. Sipërfaqja e përgjithshme e kantierit është 117,850 m2, dhe ka një kapacitet për të marrë një sasi totale mbetjesh prej 1,050,000 m³ ose 90,000 – 100,000 ton në vit.

Në debatin publik ku morën pjesë përfaqësues të nëntë komunave nga rajoni i Pollogut dhe përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe qytetarë u prezantuan zgjidhjet alternative për deponinë e Rusinës. Sipas gjetjeve, mbyllja e deponisë ekzistuese dhe zhvendosja e saj për momentin është një alternativë e shtrenjtë dhe e papërshtatshme dhe do të kushtojë mbi 16 milionë euro, ndërsa gjetja e një lokacioni të ri kërkon të paktën pesë vjet. Në këtë drejtim rekomandohet ndërtimi i deponisë sanitare në Rusi dhe në të njëjtën kohë fillimi i procedurës për gjetjen e një lokacioni të ri. Në debatin publik, të interesuarit patën mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre për projektin ndërkaq morën përgjigje të gjitha pyetjet e bëra nga të pranishmit.

Në debatin publik u prezantuan aktivitetet e ndërmarra tashmë, për përmirësimin e situatës në deponinë e Rusinos dhe përshpejtimin e procesit për krijimin e deponisë sanitare. Së fundmi janë zbatuar një sërë masash, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e situatës në Rusino. Në kuadër të këtyre aktiviteteve është ndërtuar sistem për menaxhimin e kullimit të lëngjeve të deponisë, i cili parandalon rrjedhjen e tij jashtë lokacionit përmes grumbullimit dhe riciklimit në trupin e mbetjeve, gjë që redukton ndjeshëm ndikimin negativ mbi mjedisin jetësor. Përveç kësaj, është instaluar një peshore që përcakton në saktësi sasinë e mbetjeve që mbërrijnë në lokacion, që është një hap i madh në krijimin e standardeve më të mira të deponisë. Me qëllim të përmirësimit të gjendjes me mbeturinat e ngurta dhe me qëllim të zvogëlimit të nivelit të pluhurit të krijuar gjatë transportit, Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut, me mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Byrosë për Zhvillim të Barabartë, ka zbatuar projekt për rikonstruksionin e rrugës hyrëse në Rusino. Përgjatë rrugës është vendosur një gardh për të parandaluar hedhjen e paligjshme të mbetjeve ndërsa shqyrtohen edhe zgjidhje të reja të trafikut.

Gjithashtu është formuar dhe ka filluar të funksionojë ndërmarrja rajonale ndërkomunale për menaxhimin e mbetjeve. Puna e tij do të financohet nga të gjitha komunat në rajonin e Pollogut dhe nga kompanitë publike dhe private për grumbullimin e mbeturinave që do të përcaktojnë kompensimin për deponimin e mbeturinave në deponinë.

Projekti për menaxhimin e integruar të mbeturinave, përmes të cilit duhet të përmirësohet menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut, është iniciuar nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, i mbështetur nga të nëntë komunat e rajonit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa qëllimi është përmirësimi i situatës në deponinë e Rusinos. Projekti do të realizohet në dy faza. Faza e parë, pothuajse e përfunduar, përfshin masat e mësipërme dhe financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO). Në fazën e parë u bënë përgatitjet për fazën e dytë, duke përfshirë përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe të tenderit për ndërtimin e deponisë sanitare në Rusi, për blerjen e pajisjeve përkatëse dhe për forcimin e kapaciteteve të komunave dhe institucioneve rajonale, si dhe për aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut.

Gjatë fazës së parë të projektit është përgatitur Plani Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave në rajonin e Pollogut, i cili është miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe është miratuar nga Këshillat e të gjitha komunave të rajonit. Me miratimin e këtij dokumenti, komunat në rajonin e Pollogut kanë treguar vullnet dhe përkushtim të fortë në përpjekjet për të siguruar grumbullimin dhe deponimin e duhur të mbeturinave në 10 vitet e ardhshme. Miratimi i këtij plani është baza dhe parakushti për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për realizimin e investimeve të planifikuara në fazën e dytë.

Studimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis është publikisht i qasshëm në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe në ueb faqet e Komunës së Gostivarit dhe Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut.

 

Zgjidhen anëtarë të rinj në Këshillin për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut

Zgjidhen anëtarë të rinj në Këshillin për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut

Pas realizimit të Thirrjes Publike për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave, vetëm një shoqatë shfaqi interes për të aplikuar, edhe atë:

– Klubi malor “Luboten” -Tetovë

Mandati i anëtarit të zgjedhur – përfaqësues i shoqatave, z. Jovan Bozinoski dhe mandati i z.Avni Arifi anëtar – përfaqësues i komunitetit të biznesit, i cili është nominuar nga Qendra për Biznes dhe Inovacion nga UEJL, Tetovë do të verifikohen në seancën e radhës së Këshillit për zhvillim të zajonit planor të Pollogut.

Ftesë për takim deri tek shoqatat që aplikuan pas Thirrjes Publike për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave

Deri te:

Klubi malor Luboten- Tetovë, rr.Kuzman Josifoski nr.6, Tetovë

Në bazë të nenit 21 paragrafi 13, 14 dhe 15 të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 24/21 dhe 174/21) dhe nenit 6 të Vendimit për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave nr.08-409/7 të datës 14.12.2021, Kryetari i Komisionit për zbatimin e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave, udhëzon:

 

Ftesë për takim deri tek shoqatat që aplikuan pas Thirrjes Publike për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave

 

Të nderuar,

Si aplikues në Thirrjen Publike për zgjedhjen e anëtarit – përfaqësuesit të shoqatave në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, ju ftojmë në mbledhje më datë 07.03.2022 (e hënë) në ora 12:00, në ambientet e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në adresë UEJL objekti 701.07, 1200 Tetovë.

Në mbledhje mund të marrë pjesë vetëm personi i autorizuar i shoqatës ose persona të autorizuar prej tyre që janë të detyruar të dorëzojnë:

  • autorizim për pjesëmarrje në mbledhje për shoqatat që kanë aplikuar pas thirrjes publike, por nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrje në origjinal të vulosur dhe nënshkruar nga personi i autorizuar ose
  • autorizim për pjesëmarrje dhe vendimmarrje për shoqatat që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kërkesat e Thirrjes Publike në origjinal me vulë dhe nënshkrim personal të personit të autorizuar.

Në mbledhje, kandidatët e paraqitur që plotësojnë kriteret e Thirrjes Publike, me shumicë votash vendosin se cili prej tyre do ti përfaqësojë në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, si anëtar – përfaqësues i shoqatave, pa të drejtë. vote, me mandat 4 (katër) vjet.

Shoqata që i plotëson kriteret e Thirrjes Publike është:

  1. Klubi malor Luboten- Tetovë

Me respekt,

03.03.2022

Komisioni për zbatimin e Thirrjes Publike

për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për zhvillim

të rajonit planor të Pollogut- përfaqësues i shoqatave

Kryetar,

Irfan Odai

Ftesa për takim:

1.Pokana za sostanok-Ftes per takim

 

Informatë

Informata për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Projekti për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturinat e ngurta komunale jo të rrezikshme, Rusino” në komunën e Gostivarit.

 

Në bazë të nenit 90 paragrafi 1 alineja 3 e Ligjit për Mjedisin Jetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 39/2016 dhe 99/18) dhe nenit 4 të Rregullores për përmbajtjen e shpalljes së njoftimit për qëllimin e zbatimi të projektit, të vendimit për nevojën e vlerësimit të ndikimit të projektit ndaj mjedisit, studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis të projektit, raportit për përshtatshmërinë e studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe vendimin që miraton ose refuzon zbatimin e projektit, si dhe për mënyrën e konsultimit me publikun (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 33/06), Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun e interesuar se investitori Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, me seli në rr. “Njegosheva 2” Kati -I nga Tetova, e dorëzoi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Projektin: “Projekti për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturinat e ngurta komunale jo të rrezikshme, Rusino në komunën e Gostivarit”.

Projekti parasheh një deponi sanitare për rajonin planor të Pollogut, që do të ndërtohet mbi trupin ekzistues të deponisë jo standarde Rusino dhe do të synohet për deponimin e mbeturinave të ngurta komunale jo të rrezikshme.

Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.gov.mk dhe në komunën e Gostivarit.

Çdo person, organet e administratës shtetërore, kryetarët e komunave, qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit, mund t’ia paraqesin mendimin e tyre me shkrim organit të administratës shtetërore përgjegjës për punët e mjedisit, brenda 30 ditëve nga data e publikimit të Studimit të Vlerësimit të Ndikimit të Projektit ndaj Mjedisit.