Seanca e II-të e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
Me 15.04.2022 në hapësirat e restoran Elektra Garden në f.Bërvenic, u mbajt seanca e rradhës e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut ku të pranishëm ishin pothuajse të gjithë kryetarët e komunave të rajonit planor të Pollogut njëherit edhe anëtar të KZHRPP.
Në këtë seancë u miratuan dokumente të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe funksionimin e QZHRPP si dhe u diskutua për nevojën e realizimit të projekteve zhvillimore dhe miratimin e planit financiar të qendrës për vitin 2022.
U diskutua edhe për Ndërmarrjen për menaxhimin e mbeturinave Rusino Pollog për përmirësimin e funksionimit dhe ofrimit të shërbimeve më mira dhe për një sërë çështjesh të tjera të cilat do të zgjidhen në bashkëpunim me komunat dhe ministrinë e ekologjisë.
Gjithashtu, u diskutua për themelimin e Këshillit për mbrojtje sociale si dhe nga ana e ekspertit të jashtëm të MPL u bë prezantimi i udhëtimit studimor në BE, e cili kaloi me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të KZHRPP.
Pikat e miratuara:
▪︎ Llogaria përfundimtare e QZHRPP për vitin 2021,
▪︎ Raporti vjetor për implementimin e programës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut 2021-2026, për vitin 2021,
▪︎ Plani Aksional për vitin 2022,
▪︎ Plani financiar për vitin 2022,
▪︎ Anëtarsimi i QZHRPP në Ican, dhe të tjera.
No comment yet, add your voice below!