Skip to content

Prezantimi i legjislacionit dhe metodologjisë për përpilimin dhe miratimin e PHRMV nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

DATA

March 31, 2022

Kategoritë

Prezantimi i legjislacionit dhe metodologjisë për përpilimin dhe miratimin e PHRMV nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Sot në kuadër të aktiviteteve të iniciuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për zhvillimin e Planit të ri Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën zhvillimore 2020-2040, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në sallën e konferencave te Rektorati në Tetovë u mbajt Prezantimi për legjislacionin, zhvillimin dhe miratimin e PHRMV nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Naser Nuredini, drejtoresha e Agjencisë për Planifikim Hapësinor Andrijana Andreeva, Kryetari i Këshillit për zhvillim të RPP, Kryetarët e komunave nga rajoni i Pollogut, drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, grupi punues për monitorimin, udhëheqjen dhe drejtimin e procesit të përpilimit i formuar nga MMJPH.

Në mbledhje u prezantua legjislacioni dhe metodologjia për përpunimin e planit të ri hapësinor, gjithashtu nga komunat e rajonit planor të Pollogut u kërkua të caktojnë persona kontakti për shkëmbimin e mëtejshëm të të dhënave dhe informatave të cilat do të jenë të nevojshme për realizimin me sukses të qëllimeve të detyrave në zhvillim gjatë përpilimit të planit të ri hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën zhvillimore 2020-2040.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy