Skip to content

SESIONI I PARË I FORUMIT NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT

DATA

March 18, 2022

Kategoritë

SESIONI I PARË I FORUMIT NË RAJONIN PLANOR POLLOGUT

Me mbajtjen e sesionit të parë të forumit me 16.03.2022 filloi edhe procesi i Forumeve rajonale në bashkësi në rajonin planor të Pollogut, në të cilin morrën pjesë mbi 50 përfaqësues nga nëntë komunat e rajonit planor të Pollogut, organizatat joqeveritare, përfaqësues të sektorit të biznesit, këshilltarëve të këshillave komunal të cilët diskutuan në mënyrë aktive, si dhe propozuan zgjidhje për tejkalimin e problemeve me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së të gjithë banorëve në rajon, gjë që është e një rëndësie të veçantë për zbatimin me sukses të procesit të forumit rajonal.   Procesi mbështetet dhe financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim SDC, përmes projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal – faza 2”

Sesioni i parë i forumit u nda në dy pjesë, u propozuan projekt-idetë dhe zgjidhjet në dy programe, edhe atë:

  • Programi për projekte përmes skemës së Granteve MPL/SDC dhe
  • Programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022 me mjete indikative të planifikuara për vitin 2023 të MPL/BZHR

 

Në pjesën e parë të Programit për skemën e granteve për rajonin planor të Pollogut, parashihet të ndahen mjete rreth 20 milionë denarë. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit e forumit patën mundësinë të identifikojnë dhe përcaktojnë çështjet prioritare rajonale për secilën nga fushat prioritare të identifikuara më parë dhe projekt-idetë e propozuara.

Në pjesën e dytë të ditës, pjesëmarrësit propozuan projekt-ide për Programin për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022 me mjete indikative të planifikuara për vitin 2023, ku janë në dispozicion rreth 55 milionë denarë për realizimin e projekteve me rëndësi rajonale.

Në periudhën në vijim, bazuar në sfidat e identifikuara nga sesioni i parë i forumit, do të zhvillohen zgjidhje konceptuale për të dy Programet të cilat më tej do t’i prezantohen Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe pjesëmarrësve të pranishëm në sesionin e dytë të forumit, e cila është planifikuar të mbahet në fund të prillit 2022.

Agjenda:

 

 

 

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy