Dita e Zhvillimit Rajonal

Regional Development Day

On December 26, 2024, starting at 1:00 PM at the Fish House DELFIN restaurant in the village of Çegran, the Center for the Development of the Polog Planning Region organized the event called “Regional Development Day” as an activity within the framework of the “Equitable, Inclusive and Sustainable Regional Development” Project – Phase II, financially supported by the Ministry of Local Self-Government and the Swiss Agency for Development and Cooperation.

This event promoted regional development, projects implemented in the Polog region and their results, presented in a digital brochure. The aim of this activity was to bring together and explain the need and benefits of regional development, affirmation, increase transparency and motivation for participation in regional development.

The mayors of the municipalities of the Polog Planning Region and employees of the municipal administrations participated in this event.

Puntoria e mbajtur për Këshillin e Mbrojtjes Sociale

Për nevojën e implementimit efikas të qëllimeve dhe parimeve për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal nga dispozitat e Ligjit për Zhvillimin e Barabartë Rajonal, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, në kuadër të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm dhe Gjihëpërfshirës i Zhvillimit të Barabartë Rajonal II-faza”, mbajti puntori për Këshillin për Mbrojtjen Sociale. Puntoria u udhëhoq nga Elena Koçova, aktiviste dhe eksperte për të drejtat e njeriut dhe aftësi të kufizuara. Gjatë puntorisë u identifikuan dhe u prezantuan shërbimet ekzistuese për sigurimin e një komuniteti inklluziv, si dhe u prezantuan parimet dhe qasjet për përdorimin e shërbimeve sociale në nivel rajonal. Qëllimi kryesor i puntorisë ishte identifikimi i nevojave dhe rrjetëzimi i të gjitha palëve të interesuara në një komunitet inklluziv funksional dhe integrimi i Këshillave për Mbrojtjen Sociale si një lidhje e rëndësishme në sistem. Në puntori morën pjesë përfaqësues nga fushat e shërbimeve sociale të të gjitha komunave të rajonit, si dhe nga Qendrat për Punë Sociale.

Bilanci i të Ardhurave dhe Shpenzimeve.

Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Linku për 2019 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve: 2019 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Linku për 2020 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve: 2020 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Linku për 2021 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve: 2021 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Linku për 2022 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve: 2022 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Linku për 2023 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve: 2023 Bilanc i të Ardhurave dhe Shpenzimeve

SESIONI I PARË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT

SESIONI I PARË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR POLLOGUT

Me realizimin e sesionit të parë të forumit me 16.11.2022 filloi edhe procesi i Forumeve rajonale në bashkësi në rajonin planor të Pollogut, në të cilin morrën pjesë rreth 50 përfaqësues nga nëntë komunat e rajonit planor të Pollogut, organizatat joqeveritare, përfaqësues të sektorit të biznesit, këshilltarëve të këshillave komunal të cilët diskutuan në mënyrë aktive, si dhe propozuan zgjidhje për tejkalimin e problemeve me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së të gjithë banorëve në rajon, gjë që është e një rëndësie të veçantë për zbatimin me sukses të procesit të forumit rajonal.   Procesi mbështetet dhe financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, përmes projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal – faza 2”

Sesioni i parë i forumit u nda në dy pjesë, u propozuan projekt-idetë dhe zgjidhjet në dy programe, edhe atë:

  • Programi për projekte përmes skemës së Granteve MPL/SDC dhe
  • Programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2023

Në pjesën e parë të Programit për skemën e granteve për rajonin planor të Pollogut, parashihet të ndahen mjete rreth 20 milionë denarë. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit e forumit patën mundësinë të identifikojnë dhe përcaktojnë çështjet prioritare rajonale për secilën nga fushat prioritare të identifikuara më parë.

Në pjesën e dytë të ditës, pjesëmarrësit propozuan, projekt-ide dhe probleme për Programin për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2023, ku janë në dispozicion rreth 55 milionë denarë për realizimin e projekteve me rëndësi rajonale.

Në periudhën në vijim, bazuar në sfidat e identifikuara nga sesioni i parë i forumit, do të zhvillohen zgjidhje konceptuale për të dy Programet të cilat më tej do t’i prezantohen Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe pjesëmarrësve të pranishëm në sesionin e dytë të forumit, e cila është planifikuar të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit 2022.

Ftesë për sesionin e parë të Forumeve

Ftesë për sesionin e parë të Forumeve

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në korniza të projektit: “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal faza e II-” të cilin e realizojnë  Ministrisa e vetëqeverisjes lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Byroja për zhvillim të barabartë rajonal në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, fillon me realizimin e ciklit të ri të forumeve rajonale 2022.

Na paraqet nder dhe kënaqësi e veçantë, të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet me 16.11.2022.

Për Agjendën dhe detajet tjera rreth organizimit do të njoftoheni shtesë.

SHPALLJE PUBLIKE

SHPALLJE PUBLIKE

Qendra për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Kërkime (Innovative Center for Applied Research and Education – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”, pranë Byrosë për zhvillim rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim realizimin e aktivitetit të projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

Përsëri e shpall thirrjen e radhës:

Për dhënien e granteve për studimet e doktoraturës në fushat:

  1. Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

  1. Biznes, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal

  1. Financa, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal

Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal

  1. Studimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe llojeve tjera – Zhvillimi rajonal i nxitur nga mbrojtja e mjedisit jetësor EEE

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Mbetjet industriale dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe qeverisjes rajonale në:

– Krijimi i politikave për një mjedis jetësor të përmirësuar në nivel lokal dhe rajonal në Pollog

– krijimi i politikave lokale dhe rajonale për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale

– klasifikimi i mbetjeve industriale dhe komerciale në nivel të komunave të rajonit të Pollogut

– rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e  mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e mbetjeve (A, B Lejet e Integruara)

– rritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve lokale dhe ndërmarrjes rajonale në menaxhimin e mbetjeve, me theks të veçantë në mbetjet industriale dhe komerciale

– krijimi i modeleve tarifore lokale dhe rajonale për rritjen e të ardhurave të autoriteteve lokale dhe rajonale

– krijimi i një sistemi dhe metodologjie për regjistrimin e mbetjeve industriale në sistemet e informacionit të rajonit të Pollogut

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, në përputhje me politikat për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale.

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit në zhvillimin lokal/rajonal dhe cilësinë e jetës në rajon, nga masat e propozuara për menaxhimin e mbetjeve industriale.

Më tutje, studimi do të analizojë situatën ekzistuese me menaxhimin e mbetjeve industriale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së indikatorëve të suksesit gjatë zbatimit të politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale.

Si rezultat, studimi do të duhet të përgatisë edhe një doracak për komunat dhe qendrën për përdorimin e sistemeve të vendosura, si dhe program për trajnimin e punonjësve të këtyre institucioneve, në zbatimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe komerciale.

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në shkencat teknike 180 ECTS
  • Master i shkencave teknike 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

  1. Studim mbi ndikimin e investimeve kapitale publike në zhvillimin rajonal të Pollogut

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Investimet kapitale publike dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe të qeverisjes rajonale në:

– përgatitja e aplikacioneve për grante dhe aplikime për kredi nga IFN për investime kapitale publike

– tërheqje dhe pitching për programe financiare kombëtare dhe ndërkombëtare

– implementimi dhe administrimi i projekteve kapitale publike

– krijimi i sistemit për regjistrimin e projekteve në sistemet informative të rajonit të Pollogut

– krijimi i sistemit dhe metodologjisë e cila do të mundësojë sinergjinë ndërmjet projekteve kapitale të implementuara projekteve kapitale në të ardhmen

– krijimi i  sistemit dhe metodologjisë për matje kuantitative të ndikimit ndaj zhvillimit lokal/rajonal dhe cilësisë së jetës në rajon, nga projektet e implementuara dhe projektet e ardhshme

Më tutje, studimi do të analizojë gjendjen e investimeve kapitale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së:

– indikatorët e suksesit për tërheqjen e programeve për përkrahje financiare të projekteve publike (periudha 2015-2022)

– indikatorët e suksesit gjatë implementimit të investimeve kapitale publike (periudha 2015-2022)

Si hyrje, studimi do të duhet të përgatisë doracak për komunat dhe qendrën për shfrytëzimin e sistemeve të krijuara, si dhe program për trajnimin e punonjësve të  këtyre institucioneve, në tërheqjen dhe implementimin e projekteve kapitale  publike.

  • PLP në shkencën ekonomike/biznes180 ECTS
  • Magjister i shkencave ekonomike/biznes 120 ECTS

  1. Studim për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike në nivel të pushteteve lokale në rajonin e Pollogut

Projekti do të fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve fiskale të komunave në rajonin e Pollogut, në radhë të parë në krijimin e bazës së të dhënave për taksat lokale, përditësimin dhe uljen e bazës tatimore në nivelin e vlerës së tregut, duke filluar nga taksat mbi pronën dhe taksat qarkullimit të pasurive të paluajtshme, tek të cilat ka hapësirë më të madhe fiskale.

Studimi do të fokusohet në disa aspekte, veçanërisht në:

– Rritja e mbulimit të tatimpaguesve në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore dhe zbatimit të vendimeve më të fundit ligjore nga kjo fushë që janë në fuqi nga fillimi i vitit 2022.

– Rritja dhe pastrimi i bazës së të dhënave ekzistuese nëpërmjet rivlerësimit të vlerave të pronave dhe përputhjes së tyre me vlerën e tregut si bazë tatimimi, si për personat juridikë (shoqëritë dhe lokalet afariste), ashtu edhe për pronat e personave fizikë.

– Përditësimi i metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tregut, dhe

– Thjeshtimi i procedurës dhe i procedurës për pagesë më efikase, si dhe zgjidhjen e vendimeve të “kontestueshme”.

Të gjitha këto aktivitete në një proces dhe në dinamikë në faza. Faza e parë do të fokusohet në shtrirjen, përcaktimin e vlerës minimale të pronës si dhe menaxhimin e procedurës së ankimit. Në fazën e dytë, në të gjitha procedurat e ankimimit, vlerësuesit duhet të dërgohen në vendngjarje dhe të vlerësojnë në detaje të gjithë elementët e pronës për të arritur në një përcaktim edhe më të lartë të vlerës reale të tregut. Dhe në fazën e tretë të rivlerësohen të gjitha rastet e tjera që kanë pranuar më parë vlerat minimale të tregut të komunave.

Paralelisht me këto aspekte do të mbulohet edhe aplikimi i zgjidhjes së re ligjore për shtëpi të dytë/apartament ose shtëpi pushimi me normën e re tatimore të përcaktuar (trefish më të lartë).

– PLP në shkencat ekonomike 180 ECTS

– Magjistër i shkencave ekonomike 120 ECTS

– Minimumi 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në   fushën përkatëse

– Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi

– Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Studime për shkenca të magjistraturës

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP), në kuadër të projekt-aplikacionit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”pranë Byrosë për Zhvillim Rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim për të realizuar aktivitetin e projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

Përsëri e shpall thirrjen e rradhës:

Për dhënien e granteve të studimeve njëvjeçare për shkenca të magjistraturës në fushat:

  1. Ekonomia e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm

një (1) bursë studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

  1. Qeverisja dhe menaxhimi në sektorin publik

3.E-Qeveria

tre (3) bursë studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në biznes-ekonomi/ ose shkenca teknike 240 ECTS
  • Minimum 7 vite përvojë pune në fushën përkatëse
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

Temat e magjistraturës do të definohen në bashkëpunim me iCare dhe QZHRPP.

Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike në adresat elektronike në vijim: info@rdcpolog.mk,  manager@rdcpolog.mk

Shpallja është e publikuar edhe në ueb faqen e QZHRPP: www.rdcpolog.mk

Afati i fundit i paraqitjes është 14.11.2022

Rishpallje e KONKURSIT PUBLIK

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Hulumtime (Qendra inovative për Hulumtime të Aplikuara dhe Edukim – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal sipas kritereve të BZHR, në programin e zhvillimit rajonal për vitet 2022-2023, me qëllim zbatimin e aktivitetit të projektit “Menaxhimi i njohurive, informacionit dhe të dhënave përmes iCARE”, shpall:

Rishpallje e KONKURSIT PUBLIK

për punësimin e ekspertëve të mëposhtëm

  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – GIS/Të dhëna hapësinore

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e të dhënave të hapësirës)
  • Inicim i hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinor
  • Koordinimi me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
  • Drejtimi i kërkimit dhe analizës së të dhënave hapësinore
  • Koordinimi i hulumtimit iCARE në fushën e planifikimit hapësinor
  • Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinorë

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Arqitekturë  240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimumi 3 vite eksperience pune
  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – Analizë Biznesi

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e biznesit, analiza e të dhënave të mjedisit të biznesit)
  • Inicimi i kërkimeve për zhvillimin dhe kushtet e biznesit
  • Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat QZHRPP, Akademia
  • Hulumtim dhe analizë e të dhënave të biznesit
  • Koordinimi i hulumtimit të iCARE në fushën e analizës së biznesit, zhvillimit të biznesit, zhvillimit të kushteve të biznesit
  • Mbikëqyrja e kërkimeve në fushën e analizës së biznesit

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Biznes Informatikë  240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune
  1. Ekspert në Analizën e të Dhënave – Mjedis jetësor

Detyrat e punës:

  • Zbatimi i i detyrave të caktuaranga shkenctari i të dhënave ( Të dhënat e analizës së ndikimit mbi mjedisin jetësor)
  • Inicim i hulumtimeve për përmirësimin e mjedisit jetësor
  • Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
  • Drejtim i hulumtimeve dhe analiza e të dhënave për mjedisin jetësor në territorin e komunave dhe rajonit
  • Koordinimi i hulumtimeve të iCARE në fushën e mjedisit jetësor
  • Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e mjedisit jetësor

Kriteret:

  • PLSH Shkenca Informatike / Ndërtimtari/Arqitekturë 240 ECTS
  • Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune

Plotësimi i kritereve vërtetohet me dokumentacion përkatës nga organizatat relevante

Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal

Të gjitha pozicionet janë për një vit nga data e nënshkrimit të kontratës.

Të gjitha pozicionet janë me kohë të pjesshme, me 4 orë kohë pune në ditë.

Shuma bruto që do të  paguhet është 38.437 denarë

Paraqitja është elektronike nëpërmjet postës elektronike: info@rdcpolog.mk, manager@rdcpolog.mk

Paraqitja duhet të përmbajë: BIografi të shkurtër dhe Letër motivuese

Konkursi është publikuar në faqen e internetit të QZHRPP: www.rdcpolog.mk

Afati i fundit për pranim të paraqitjeve është: 09.11.2022

FTESË

FTESË

Biznes Qendra pranë Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut ju fton që të merrni pjesë në sesionin informativ për thirjen e tretë të FITR, e cila organizohet në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, me përkrahje të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim. Në info sesionin mund të informoheni në mënyrë më të detajuar rreth Konkursit publik për financim nën instrumentin për përkrahje “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”.

Info sesioni do të mbahet më 20.10.2022 (e ejte), me fillim në ora 12:00, nëpërmjet platformës ZOOM.Të dhëna për qasje:

Tema: Sesion Informativ – Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve (rajoni Pollogut  dhe ai Jugperëndimor)

Time: Oct 20, 2022 12:00 PM Warsaw

Join Zoom Meeting

https://us06web.zoom.us/j/86040797318?pwd=UkZmSWttRkh1WS92ZUdlSkJTRkZudz09

Meeting ID: 860 4079 7318

Passcode: 294023

Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni deri më 19.10.2022, ora 14:00.

Në pritje të pjesëmarrjes suaj në info sesion.

ANKETË PËR HULUMTIMIN E ZAKONEVE PËR UDHËTIME NË RAJONIN POLLOGUT

Komuna e Tetovës / Општина Тетово

Komuna e Gostivarit – Општина Гостивар

Општина Брвеница / Komuna e Bërvenicës

Jegunovce Municipality

Komuna e Tearcës / Општина Теарце

Општина Маврово и Ростуше

Želino Municipality

Komuna e Vrapçishtit

Komuna e Bogovinés

Linku: https://forms.gle/NLvFTvFTcMZMunNg9

Në aketë thirren të përgjigjen të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut.

Faleminderit për bashkëpunimin.

SHPALLJE PUBLIKE  

SHPALLJE PUBLIKE

Qendra për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Kërkime (Innovative Center for Applied Research and Education – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”, pranë Byrosë për zhvillim rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim realizimin e aktivitetit të projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

e shpall thirrjen e radhës:

Për dhënien e granteve për studimet e doktoraturës në fushat:

  1. Planifikimi urban dhe zhvillimi rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

  1. Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

  1. Biznes, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

  1. Financa, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

Vërejtje: Aktiviteti do të realizohet nëse aplikacioni i projektit nga titulli miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  1. Studim mbi planifikimin dhe zbatimin urban për periudhën (2000-2020) dhe ndikimin ndaj zhvillimit rajonal të Pollogut.

Si shtyllë mbështetëse e zhvillimit shoqëror, planifikimi urban shpesh në demokracitë tranzite nuk merr rëndësinë dhe formën që meriton. Përkatësisht, një numër më i madh i faktorëve ndikojnë në këtë zhvillim (negativ) të punëve, e me këtë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të qëndrueshëm në nivel të komunave dhe rajoneve:

– procesi i ngadaltë dhe/ose joadekuat i decentralizimit

– procesi i papërshtatshëm i privatizimit, denacionalizimi, si dhe tjetërsimi i tokës shtetërore

– zgjidhjet ligjore që nuk korrespondojnë me rastet kontekstuale dhe reale. Për shembull, ligji për planifikimin hapësinor dhe urban, ligji për ndërtimet dhe ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ligjet nga fusha e mjedisit jetësor, ligjet për menaxhimin e tokës shtetërore, ligjet për pushtetin lokal dhe financimi i tyre etj.

– Kapacitetet e pamjaftueshme (njerëzore, tekniko-teknologjike, financiare dhe juridike) të organeve të administratës shtetërore dhe pushtetit lokal për planifikim cilësor dhe zbatim e zhvillimit dhe të planifikimit urban.

– të drejtat dhe detyrimet e kufizuara dhe pamjaftueshëm të qarta të vetëqeverisjes lokale gjatë procesit të planifikimit urban dhe zhvillimit.

– “rrethi magjik” i vullnetit të pafavorshëm për ndryshime pozitive, i krijuar nga fillimet e tranzicionit për “pasurim të lehtë”

– përfshirja e pamjaftueshme dhe jo thelbësore (proforma) e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në planifikimin urban programet zhvillimore.

Për të filluar përmirësimin e programeve të zhvillimit strategjik dhe planifikimit urban, është e nevojshme të përcaktohet situata aktuale si dhe të studiohet zhvillimi i gjërave nga historia e fundit. Domethënë, nevojitet një analizë krahasuese ndërmjet programeve dhe planeve të zhvillimit strategjik të përvijuar, si dhe zbatimit aktual të tyre. Përmes një analize të tillë do të përcaktohet se cila fazë e ciklit jetësor të projekteve – planifikimi, zbatimi, monitorimi – me çfarë përqindje ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve. Për më tepër, analiza duhet të ndajë dhe të kategorizojë shkaqet dhe aktorët kryesorë funksionalë për secilën fazë veç e veç dhe të propozojë një metodologji që do të kuantifikojë sasinë e ndikimit në indikatorët e duhur për krahasim.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është krijimi i rajonit dinamik të Pollogut, të zhvilluar nga dhe për qytetarët e tij nëpërmjet bashkëpunimit të tyre të drejtpërdrejtë me qeverinë, biznesin dhe aktorë të tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ideja për një ekosistem të tillë dinamik është përmes krijimit të një propozimi të platformës elektronike që kryqëzon të dhëna, informacione dhe njohuri nga sa më shumë fusha të jetë e mundur:

– Toka, shfrytëzimi dhe potenciali sipas kategorive

– Ushqimi, të mbjellat dhe analiza e nevojave të tregut

– Lëvizshmëria, modelet e transportit në komuna dhe në rajon

– Uji, modelet e furnizimit dhe kullimit

– Energjetika, shfrytëzimi dhe potenciali sipas kategorive

Duke ndërthurur të dhëna të tilla, do të jetë e mundur të gjenerohen politika dhe programe zhvillimi “të plota” (në mënyrë holistike) korrekte, dhe në këtë mënyrë edhe planifikimi urban i përshtatshëm. Si rezultat do të kemi zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rajonal, ulje të papunësisë dhe migrimit, si dhe kushte të përmirësuara përgjithësisht për jetesë dhe zhvillim.

Услови за пријавување:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në Arkitekturë 180 ECTS
  • Magjistër i shkencave 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën e urbanistikës dhe/ose arkitekturës
  • Së paku një (1) certifikatë në lidhje me studimin, në fushën e arkitekturës
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

  1. Studimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe llojeve tjera – Zhvillimi rajonal i nxitur nga mbrojtja e mjedisit jetësor EEE

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Mbetjet industriale dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe qeverisjes rajonale në:

– Krijimi i politikave për një mjedis jetësor të përmirësuar në nivel lokal dhe rajonal në Pollog

– krijimi i politikave lokale dhe rajonale për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale

– klasifikimi i mbetjeve industriale dhe komerciale në nivel të komunave të rajonit të Pollogut

– rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e  mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e mbetjeve (A, B Lejet e Integruara)

– rritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve lokale dhe ndërmarrjes rajonale në menaxhimin e mbetjeve, me theks të veçantë në mbetjet industriale dhe komerciale

– krijimi i modeleve tarifore lokale dhe rajonale për rritjen e të ardhurave të autoriteteve lokale dhe rajonale

– krijimi i një sistemi dhe metodologjie për regjistrimin e mbetjeve industriale në sistemet e informacionit të rajonit të Pollogut

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, në përputhje me politikat për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale.

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit në zhvillimin lokal/rajonal dhe cilësinë e jetës në rajon, nga masat e propozuara për menaxhimin e mbetjeve industriale.

Më tutje, studimi do të analizojë situatën ekzistuese me menaxhimin e mbetjeve industriale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së indikatorëve të suksesit gjatë zbatimit të politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale.

Si rezultat, studimi do të duhet të përgatisë edhe një doracak për komunat dhe qendrën për përdorimin e sistemeve të vendosura, si dhe program për trajnimin e punonjësve të këtyre institucioneve, në zbatimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe komerciale.

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në shkencat teknike 180 ECTS
  • Master i shkencave teknike 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

  1. Studim mbi ndikimin e investimeve kapitale publike në zhvillimin rajonal të Pollogut

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Investimet kapitale publike dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe të qeverisjes rajonale në:

– përgatitja e aplikacioneve për grante dhe aplikime për kredi nga IFN për investime kapitale publike

– tërheqje dhe pitching për programe financiare kombëtare dhe ndërkombëtare

– implementimi dhe administrimi i projekteve kapitale publike

– krijimi i sistemit për regjistrimin e projekteve në sistemet informative të rajonit të Pollogut

– krijimi i sistemit dhe metodologjisë e cila do të mundësojë sinergjinë ndërmjet projekteve kapitale të implementuara projekteve kapitale në të ardhmen

– krijimi i  sistemit dhe metodologjisë për matje kuantitative të ndikimit ndaj zhvillimit lokal/rajonal dhe cilësisë së jetës në rajon, nga projektet e implementuara dhe projektet e ardhshme

Më tutje, studimi do të analizojë gjendjen e investimeve kapitale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së:

– indikatorët e suksesit për tërheqjen e programeve për përkrahje financiare të projekteve publike (periudha 2015-2022)

– indikatorët e suksesit gjatë implementimit të investimeve kapitale publike (periudha 2015-2022)

Si hyrje, studimi do të duhet të përgatisë doracak për komunat dhe qendrën për shfrytëzimin e sistemeve të krijuara, si dhe program për trajnimin e punonjësve të  këtyre institucioneve, në tërheqjen dhe implementimin e projekteve kapitale  publike.

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në shkencën ekonomike/biznes180 ECTS
  • Magjister i shkencave ekonomike/biznes 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

  1. Studim për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike në nivel të pushteteve lokale në rajonin e Pollogut

Projekti do të fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve fiskale të komunave në rajonin e Pollogut, në radhë të parë në krijimin e bazës së të dhënave për taksat lokale, përditësimin dhe uljen e bazës tatimore në nivelin e vlerës së tregut, duke filluar nga taksat mbi pronën dhe taksat qarkullimit të pasurive të paluajtshme, tek të cilat ka hapësirë më të madhe fiskale.

Studimi do të fokusohet në disa aspekte, veçanërisht në:

– Rritja e mbulimit të tatimpaguesve në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore dhe zbatimit të vendimeve më të fundit ligjore nga kjo fushë që janë në fuqi nga fillimi i vitit 2022.

– Rritja dhe pastrimi i bazës së të dhënave ekzistuese nëpërmjet rivlerësimit të vlerave të pronave dhe përputhjes së tyre me vlerën e tregut si bazë tatimimi, si për personat juridikë (shoqëritë dhe lokalet afariste), ashtu edhe për pronat e personave fizikë.

– Përditësimi i metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tregut, dhe

– Thjeshtimi i procedurës dhe i procedurës për pagesë më efikase, si dhe zgjidhjen e vendimeve të “kontestueshme”.

Të gjitha këto aktivitete në një proces dhe në dinamikë në faza. Faza e parë do të fokusohet në shtrirjen, përcaktimin e vlerës minimale të pronës si dhe menaxhimin e procedurës së ankimit. Në fazën e dytë, në të gjitha procedurat e ankimimit, vlerësuesit duhet të dërgohen në vendngjarje dhe të vlerësojnë në detaje të gjithë elementët e pronës për të arritur në një përcaktim edhe më të lartë të vlerës reale të tregut. Dhe në fazën e tretë të rivlerësohen të gjitha rastet e tjera që kanë pranuar më parë vlerat minimale të tregut të komunave.

Paralelisht me këto aspekte do të mbulohet edhe aplikimi i zgjidhjes së re ligjore për shtëpi të dytë/apartament ose shtëpi pushimi me normën e re tatimore të përcaktuar (trefish më të lartë).

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

– PLP në shkencat ekonomike 180 ECTS

– Magjistër i shkencave ekonomike 120 ECTS

– Minimumi 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në   fushën përkatëse

– Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi

– Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

Studime për shkenca të magjistraturës

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP), në kuadër të projekt-aplikacionit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”pranë Byrosë për Zhvillim Rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim për të realizuar aktivitetin e projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

e shpall thirrjen e rradhës:

Për dhënien e granteve të studimeve njëvjeçare për shkenca të magjistraturës në fushat:

  1. Ekonomia e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

  1. Qeverisja dhe menaxhimi në sektorin publik

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

3.E-Qeveria

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

Kushtet e paraqitjes:

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në biznes-ekonomi/ ose shkenca teknike 240 ECTS
  • Minimum 7 vite përvojë pune në fushën përkatëse
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

Temat e magjistraturës do të definohen në bashkëpunim me iCare dhe QZHRPP.

Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike në adresat elektronike në vijim: info@rdcpolog.mkmanager@rdcpolog.mk

Shpallja është e publikuar edhe në ueb faqen e QZHRPP: www.rdcpolog.mk

Afati i fundit i paraqitjes është 01.09.2022