Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Hulumtime (Qendra inovative për Hulumtime të Aplikuara dhe Edukim – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal sipas kritereve të BZHR, në programin e zhvillimit rajonal për vitet 2022-2023, me qëllim zbatimin e aktivitetit të projektit “Menaxhimi i njohurive, informacionit dhe të dhënave përmes iCARE”, shpall:
Rishpallje e KONKURSIT PUBLIK
për punësimin e ekspertëve të mëposhtëm
- Ekspert në Analizën e të Dhënave – GIS/Të dhëna hapësinore
Detyrat e punës:
- Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e të dhënave të hapësirës)
- Inicim i hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinor
- Koordinimi me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
- Drejtimi i kërkimit dhe analizës së të dhënave hapësinore
- Koordinimi i hulumtimit iCARE në fushën e planifikimit hapësinor
- Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e planifikimit hapësinorë
Kriteret:
- PLSH Shkenca Informatike / Arqitekturë 240 ECTS
- Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
- Minimumi 3 vite eksperience pune
- Ekspert në Analizën e të Dhënave – Analizë Biznesi
Detyrat e punës:
- Zbatimi i detyrave të caktuara nga shkencëtari i të dhënave (Analiza e biznesit, analiza e të dhënave të mjedisit të biznesit)
- Inicimi i kërkimeve për zhvillimin dhe kushtet e biznesit
- Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat QZHRPP, Akademia
- Hulumtim dhe analizë e të dhënave të biznesit
- Koordinimi i hulumtimit të iCARE në fushën e analizës së biznesit, zhvillimit të biznesit, zhvillimit të kushteve të biznesit
- Mbikëqyrja e kërkimeve në fushën e analizës së biznesit
Kriteret:
- PLSH Shkenca Informatike / Biznes Informatikë 240 ECTS
- Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
- Minimum 3 vite eksperiencë pune
- Ekspert në Analizën e të Dhënave – Mjedis jetësor
Detyrat e punës:
- Zbatimi i i detyrave të caktuaranga shkenctari i të dhënave ( Të dhënat e analizës së ndikimit mbi mjedisin jetësor)
- Inicim i hulumtimeve për përmirësimin e mjedisit jetësor
- Koordinim me palët e interesuara: shkencëtarin e të dhënave dhe analistët e të dhënave, Komunat, QZHRPP, Akademia
- Drejtim i hulumtimeve dhe analiza e të dhënave për mjedisin jetësor në territorin e komunave dhe rajonit
- Koordinimi i hulumtimeve të iCARE në fushën e mjedisit jetësor
- Mbikëqyrja e hulumtimeve në fushën e mjedisit jetësor
Kriteret:
- PLSH Shkenca Informatike / Ndërtimtari/Arqitekturë 240 ECTS
- Magjistraturë shkencore 120 ECTS – (Përparësi)
- Minimum 3 vite eksperiencë pune
Plotësimi i kritereve vërtetohet me dokumentacion përkatës nga organizatat relevante
Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal
Të gjitha pozicionet janë për një vit nga data e nënshkrimit të kontratës.
Të gjitha pozicionet janë me kohë të pjesshme, me 4 orë kohë pune në ditë.
Shuma bruto që do të paguhet është 38.437 denarë
Paraqitja është elektronike nëpërmjet postës elektronike: info@rdcpolog.mk, manager@rdcpolog.mk
Paraqitja duhet të përmbajë: BIografi të shkurtër dhe Letër motivuese
Konkursi është publikuar në faqen e internetit të QZHRPP: www.rdcpolog.mk
Afati i fundit për pranim të paraqitjeve është: 09.11.2022
No comment yet, add your voice below!