Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP) është themeluar në maj të vitit 2008. sipas Ligjit për Zhvillim të barabartë rajonal. Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut është person juridik i themeluar nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë pjesë përbërëse e rajonit planor të Pollogut.
Qendra është regjistruar para institucioneve kompetente shtetërore, në përputhje me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut kryen aktivitetet e mëposhtme:
– E përpilon Porpozim Programën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
– Përpilon, Propozim Plan Aksional për implementimin e Programës për zhvillim të rajonit
planor të Pollogut;
– Pregadit Propozim projekte për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
– I koordinon aktivitetet lidhur me implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
– Pregadit Raport vjetor për implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të
Pollogut;
– Siguron informata deri tek palët e interesuara për rrjedhën e realizimit të Programës për
zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
– Siguron ndihmë teknike dhe profesionale për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në rajonin planor të Pollogut gjatë realizimit të Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
– E nxit bashkëpunimin ndërkomunal në korniza të zhvillimit planor;
– Siguron ndihmë profesionale për organizatat e interesuara për pregaditjen e projekteve nga fusha e zhvillimit rajonal;
– Kryen promovimin e mundësive zhvillimore të rajonit planor dhe
– Kryen punë administrativo-teknike dhe profesionale për nevojat e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.