Skip to content

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

DATA

June 6, 2022

Kategoritë

,

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

 

Sot me 03.06.2022 në hapësirat e Youth and Community Center në Gostivar u mbajt seanca konstituive dhe u  formua Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut ku anëtarë janë kryetarët e të nëntë komunave të rajonit planor të Pollogut dhe drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit. Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut e ka rolin e organit administrativ.

Për Kryetar të Këshillit për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut unanimisht u zgjodh Kryetari i Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, me mandat një vjeçar.

Në seancë është miratuar edhe Rregullorja e punës e cila rregullon mënyrën e punës së Këshillit për mbrojtje sociale. Gjithashtu u obliguan drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit që ta përgatisin dhe ta përshtatin sa më shpejt me të dhënat e komunave të RPP, Propozimin për nevojën e zhvillimit të shërbimeve sociale në rajonin planor të Pollogut, lloji dhe mënyra e themelimit të shërbimeve e cila pasqyrë në të ardhmen do të mundësojë shfrytëzimin e kapaciteteve të Qendrës për zhvillim dhe të aplikohet me projekte në fushën e mbrojtjes sociale.

Nga ana e ekspertit nga fusha e mbrojtjes sociale i angazhuar nga ana e SDC, z.Jovan Manasievski para të pranishmëve pati fjalim hyrës, i cili theksoi rëndësinë e konstituimit të këtij Këshilli dhe theksoi se ky është një hap drejt decentralizimit të mbrojtjes sociale. Ai u ndal edhe në nevojat e rajonit të Pollogut në fushën e mbrojtjes sociale, siç është nevoja jo vetëm për ndërtimin e shtëpive të të moshuarve, por edhe për zhvillimin e masës së ndihmës dhe kujdesit në shtëpi, e cila do të mbulonte një numër më të madh të njerëzve që kanë nevojë për këtë kujdes dhe jo vetëm për ndërtimin e kopshteve për fëmijë.

Për rajonin planor të Pollogut, është e rëndësisë së veçantë nevoja për hartimin e rreziqeve sociale dhe themelimi i Këshillave të mbrojtjes sociale në secilën komunë, në qëllim që të miratohen Planet Vjetore të Mbrojtjes sociale. Me këto plane do të definohen nevojat dhe komunat do të mund të aplikojnë për grante, si dhe të përdorin fondet evropiane dhe fondet tjera që janë në dispozicion.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy