Ftesë për sesionin e parë të Forumeve
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në korniza të projektit: “Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i barabartë rajonal faza e II-të” të cilin e realizojnë Ministrisa e vetëqeverisjes lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Byroja për zhvillim të barabartë rajonal në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, fillon me realizimin e ciklit të ri të forumeve rajonale 2022.
Na paraqet nder dhe kënaqësi e veçantë të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet me 16.11.2022 me fillim në ora 11 në hapësirat e Restoranit Elektra Garden në f.Bërvenic.
Në këtë forum do të punohet me dy programe: Programa për projekte investive me komponentë digjitale nga skema e grantit dhe Programa për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022 me mjete të planifikuara indikative për vitin 2023.
Kërkojmë nga komunat që të dërgojnë maksimum 7 (shtatë) përfaqësues edhe atë: (2 përfaqësues nga komuna, dhe 5 (pesë) përfaqësues nga palët tjera të përfshira: këshilltarë komunal, përfaqësues nga OJQ, përfaqësues nga biznes sektori, përfaqësues nga dhomat ekonomike, përfaqësues të bashkësive vendore, përfaqësues të ndërmarrjeve publike komunale.
Gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve duhet të keni parasysh që struktura e tyre të jetë minimum 40% gra dhe së paku 20% të rinj.
Bashkangjitur do të gjeni Ftesën dhe Agjendën e forumit.
No comment yet, add your voice below!