Anëtarët e rrjetit STEP nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit e organizuan punëtorinë e parë për krijimin e pakove të përbashkëta turistike

Me 04-05 mars 2019, “STEP – Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor” zhvilloi në Hotel Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë punëtori dy-ditore për krijimin e pakove të përbashkëta turistike.

Në punëtori morrën pjesë mbi 50 subjekte që mirren me veprimtari turistike, agjenci turistike, hotele, hostele, restorane, por edhe persona që kanë kapacitete vetanake akomodimi, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit dhe punuan praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën digjitale iTop.

Katër grupe të ndara punuan në përpilimin e pakove të ndryshme turistike, të cilat kryesisht ishin të fokusuara në përmbajtje të cilat janë me interes për turistët, sipas regjionit: i – avanturë, eco/rural, histori/kulturë si dhe gastronomi.Pakot e përbashkëta disaditore nga të dy anët e kufirit do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e nënpakove, të cilat do të mund të përdoren nga agjencitë turistike apo entitete tjera të profilizuara për ofrimin e pakove të tilla

Ndryshe, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian ndërsa partnerë janë: Qendra për zhvillim e Rajonit planor të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

FORUMET RAJONALE NË BASHKËSI

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit “Zhvillim inklluziv i

qëndrueshëm dhe i barabartë rajonal” financiarisht i përkrahur nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencionit Zvicran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), filloi me realizimin e forumeve rajonale për identifikimin e ideve të projekteve në rajon.

Me 07.03.2019, me fillim në ora 12:00, në restoran Driada, f.Gajre, Tetovë, u mbajt sesioni i tretë i forumit rajonal në kuadër të programës   Forumet rajonale në bashkësi.

Në sesionin e tretë u bë retrospektivë e shkurtër e sesioneve të forumeve paraprake, u prezentuan edhe një herë pesë konceptet e projekteve dhe u sqarua mënyra e votimit. Tre propozim projekte e para të cilët morën më shumë vota nga tavolinat e punës do të parashtrohen para Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, dhe të njejtat do të propozohen para donatorit – Agjencionit Zvicran për zhvillim dhe bashkëpunim, për financimin.

Tavolinat e punës vendosën për tre projektet prioritare në rajonin e Pollogut, gjegjësisht:

1. Qendra të zgjuara Info dhe Promo (Smart Tourist Info and Promo Offices);

2. Themnelimi i biznis inkubatorit në rajonin e Pollogut; 3. Rregullimi i shtigjeve malore rekreative në malin Shar dhe Suva Gora.

FORUMET RAJONALE NË KOMUNITET

FORUMET RAJONALE NË KOMUNITET

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit: “Zhvillim i barabartë i qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal” financiarisht i përkrahur nga ana e Ministrisë për vetqeverisje lokale dhe Agjencisë Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), filloi me realizimin e Forumeve rajonale për identifikimin e projekteve ideore në rajon.

Më 18.02.2019, me fillim në ora 12:00, në hotel Skardus, Kodra e Diellit, u mbajt sesioni i parë i forumit rajonal në kuadër të programit Forumet rajonale në komunitet.

Sesioni i parë i forumit u hap nga ana e Ministrit për vetqeverisje lokale, z. Suhejl Fazliu, Kryesueses së Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, znj. Teuta Arifi dhe Drejtorit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, z. Fatmir Saiti. Mes të pranishmëve ishin edhe Kryetarët tjerë të komunave nga rajoni planor i Pollogut, Kryetarët e Këshillave komunalë, përfaqësues nga Agjencia Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), përfaqësues nga Byroja për zhvillim rajonal dhe përfaqësues tjerë nga sektori publik dhe privat.

Në kuadër të këtij programi janë paraparë katër sesione të forumeve nëpërmjet të cilave do të zgjidhen projekte prioritare dhe të cilat do të propozohen para donatorit – Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim, për financim.

Pas përfundimit të procesit të forumit, Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim do të zgjedh një projekt të cilin Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut do ta implementojë në vitin 2019.

Nëpërmjet qasjes participuese, përfaqësuesit e njësive të vetqeverisjes lokale nga rajoni planor i Pollogut, sektori i biznesit, organizatave joqeveritare dhe qytetarët e rajonit planor të pollogut, diskutuan për problemet prioritare të cilat e shqetësojnë rajonin dhe për të njëjtat propozuan zgjidhje prioritare.

Pjesëmarrësit në sesionin e parë të forumit identifikuan probleme dhe zgjidhje në fushën e mjedisit jetësor, turizmit, biznes infrastrukturën dhe inkluzionin social, të cilat njëherit janë dhënë si prioritete për financim nga ana e donatorit. Në përputhje me problemet e propozuara prioritare dhe zgjidhjet e të njëjtave, ishin identifikuar 5 propozim koncepte të pranueshme, dhe të njëjtat do të prezantohen gjatë sesionit të dytë të forumit e cila do të organizohet më 26.02.2019

 

 

 

 

 

FTESË

FORUMET RAJONALE TË BASHKËSIVE

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në korniza të Projektit “Zhvillim inklluziv i qëndrueshëm dhe i barabartë rajonal” nga nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencionit për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), fillom me realizim të forumeve rajonale për identifikimin e ideve të projekteve në rajon. Për këtë qëllim kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë të merrni pjesë në sesionet e forumeve. Sesioni i parë i forumit do të mbahet të Hënën 18.02.2019 në Hotel Skardus, Kodra e Diellit, me fillim në ora 12:00.


Qendra për zhvillim të rajonit planor të Udhëheqës,
Fatmir Saiti