Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit “Zhvillim inklluziv i
qëndrueshëm dhe i barabartë rajonal” financiarisht i përkrahur nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencionit Zvicran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), filloi me realizimin e forumeve rajonale për identifikimin e ideve të projekteve në rajon.
Me 07.03.2019, me fillim në ora 12:00, në restoran Driada, f.Gajre, Tetovë, u mbajt sesioni i tretë i forumit rajonal në kuadër të programës Forumet rajonale në bashkësi.
Në sesionin e tretë u bë retrospektivë e shkurtër e sesioneve të forumeve paraprake, u prezentuan edhe një herë pesë konceptet e projekteve dhe u sqarua mënyra e votimit. Tre propozim projekte e para të cilët morën më shumë vota nga tavolinat e punës do të parashtrohen para Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, dhe të njejtat do të propozohen para donatorit – Agjencionit Zvicran për zhvillim dhe bashkëpunim, për financimin.
Tavolinat e punës vendosën për tre projektet prioritare në rajonin e Pollogut, gjegjësisht:
1. Qendra të zgjuara Info dhe Promo (Smart Tourist Info and Promo Offices);
2. Themnelimi i biznis inkubatorit në rajonin e Pollogut; 3. Rregullimi i shtigjeve malore rekreative në malin Shar dhe Suva Gora.



Comments are closed for this article!