INFORMATË
Të nderuar,
Biznes Qendra pranë Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut vazhdon me sigurimin e përkrahjes mentorike për aplikim në Thirjen publike rrjedhëse të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), për instrumentin për përkrahje “Grante të kofinancuara për komercializime të inovacioneve”.
I ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara nga rajoni i Pollogut të cilat planifikojnë të aplikojnë në Thirrjen publike të shpallur nga FIZHT, për tu rregjistruar për përkrahje mentorike në linkun në vijim:
https://forms.gle/9PfCoj512gtWsK7m6
Me plotësimin e aplikacionit në linkun e lartpërmendur, kompania përfiton mundësinë e përkrahjes mentorike pa pagesë gjatë procesit të përpilimit të aplikacionit për Thirrjen publike të FIZHT.
Vërrejtje: Për arsye se mjetet për përkrahje mentorike janë të kufizuara, rradhitja e kompanive shfrytëzuese të së njëjtës do të përcaktohet sipas principit i paraqituri i parë, i shërbyeri i parë.
Informacine të detajuara përthirrjen mund të gjeni në linkun në vijim: https://fitr.mk/komercijalizacija2021/apo të drejtoheni tek Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut nëpërmjet e-mailit në info@rdcpolog.mk ose në telefonin 044/618-062.
Me respekt,
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
No comment yet, add your voice below!