Skip to content

Thirrje Publike

DATA

May 31, 2021

Kategoritë

Thirrje Publike

Për zhvillim të vazhdueshëm të mjediseve rurale dhe bashkësive rurale nevojitet bashkim i të gjitha
palëve të interesit të cilët nëpërmjet mundësive dhe aktiviteteve të tyre mund të kontribuojnë në
zhvillimin e mjediseve rurale në veçanti dhe të rajonit në përgjithësi.
Një bashkim i tillë është edhe shoqata për zhvillim rural Grupi Lokal Aksional Pollog Lider Tetovë e cila
organizohet dhe vepron në hapësirën e territorit të Komunave të Tetovës, Zhelinës dhe Bërvenicës.
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – si bartës i iniciativës së institucioneve publike, përveç
komunës së Tetovës, Zhelinës dhe Bërvenicës, tanimë anëtare të Grupit Lokal Aksional Pollog Lider
Tetovë, i inkurajon të gjithë biznes entitetet dhe organizatat joqeveritare nga hapësira e këtyre tre
komunave, t’i bashkangjiten shoqatës dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mjediseve rurale.

Shpallet kjo Thirrje Publike me qëllim të bashkangjitjes dhe anëtarësimit të të gjithë palëve të
interesuara të sektorit publik, privat dhe joqeveritar në Grupin Lokal Aksional Pollog Lider Tetovë.

Për anëtarësim në shoqatë mund të na kontaktoni nëpërmjet email adresës – info@rdcpolog.mk,
nëpërmjet numrit të telefonit – 044/618062 ose drejpërdrejt në hapësirat e Qendrës për zhvillim të
rajonit planor të Pollogut në rr. Njegosheva nr.2 / kati I.
Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 08.06.2021.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy