Skip to content

Informatë

DATA

May 27, 2021

Kategoritë

 

Të nderuar,

 

Biznes qendra pranë Qendrës për zhvillim të rajonit planor të pollogut vazhdon me sigurimin e përkrahjes mentorike për aplikim në Thirrjen publike rrjedhëse të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, për financim nën Instrumentin për përkrahje “Grante të kofinancuara për shoqëri tregtare të sapoformuara start-up dhe spin of – STARTAPUVAJ 3”.

I ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara nga rajoni i Pollogut të cilat planifikojnë të aplikojnë në Thirrjen e shpallur publike në FIZHT, të paraqiten për përkrahje mentorike në linkun në vijim:  https://forms.gle/wak9Yjw5e3MWTbGA7

Me plotësimin e aplikacionit në linkun e lartpërmendur, kompania përfiton mundësi për përkrahje mentorike pa pagesë gjatë procesit të përgatitjes së aplikacionit për Thirrjen publike të FIZHT.

Vërrejtje: Për arsye se mjetet për përkrahje mentorike janë të kufizuara, rradhitja e kompanive shfrytëzuese të së njëjtës do të përcaktohen sipas principit i pari i paraqitur, i pari i shërbyer.

Informacione më të detajuara për thirrjen mund të gjeni në linkun në vijim: https://fitr.mk/startapuvaj3/  ose të drejtoheni tek Biznes qendra pranë Qendrës për zhvillim të rajonit planor të pollogut nëpërmjet e-mailit në info@rdcpolog.mk ose në telefonin 044/618-062.

 

Me respekt,

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy