Skip to content

Sesioni i dytë (rradhazi) nga programi “Forumet Rajonale në Komunitet”- Faza II

DATA

May 6, 2022

Kategoritë

Sesioni i dytë (rradhazi) nga programi “Forumet Rajonale në Komunitet”- Faza II

Më datë 21.04.2022 (e enjte) me fillim nga ora 11:00 në ambientet e “Restoran Elektra Garden” në f.Bërvenicë u mbajt sesioni i dytë (rradhazi) i programit “Forumet Rajonale në Komunitet”– Faza II, e cila organizohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal”, i cili mbështetet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e RMV dhe Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC.

Në këtë sesion të forumit u prezantuan 3 (tre) koncept zgjidhje për projekt propozime për skemën e granteve dhe prezantimi i 4 (katër) koncept zgjidhjeve nga lista e projekt propozimeve për Programën për zhvillim të barabartë rajonal të BZHR/MPL për vitin 2022, indikative për vitin 2023.

Në sesionin e dytë të forumit u shpjeguan kriteret për përzgjedhjen e projekteve si dhe mënyra e votimit nga Skema e grantit. Pas prezantimit të projekteve është bërë përzgjedhja, përkatësisht rangimi i zgjidhjeve konceptuale nga skema e granteve.

Forumi rajonal në komunitet është një program që synon përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave dhe rajonit.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy