Skip to content

Seanca e III-të e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

DATA

May 6, 2022

Kategoritë

Seanca e III-të e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 26.04.2022 në hapësirat e Hotel Merkure me fillim në ora 17:30 u mbajt seanca e tretë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, ku ndër të tjera si pikë më e rëndësishme e rendit të ditës ishte: Miratimi i listës prioritare për propozim-projekte për thirrjen në BZHR për projekte në Programën për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022, të cilat do të jenë prioritet për të aplikuar këtë vit, projekte këto që janë në interes të qytetarëve të të gjitha komunave që janë pjesë e rajonit planor të Pollogut.

 

U diskutua edhe për rritjen dhe përforcimin e kapaciteteve teknike të Ndërmarrjes Rajonale për menaxhim me mbeturina Rusino/Pollog, si dhe Përpilimin e disa studimeve të fizibilitetit dhe të Dokumentacionit teknik të cilët do të jenë nëpërputhje me Programën për zhvillim  të rajonit planor të Pollogutdhe në përputhje me kriteret rajonale të BZHR.

 

Një ndër çështjet e rëndësishme për të cilat u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe lokacioni për stacionarin për trajtimin e qenve endacak. Po ashtu, KZHRPP u dakordua që të niset me përgatitjet për projektet për kanalizime, ujësjellës, dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të volitshme për të gjithë qytetarët pasi ka mundësi që këta projekte të realizohen përmes Byrosë për zhvillim  rajonal dhe burimeve tjera të finasimit.

 

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy