
Më 12 nëntor 2026, në Strugë, në ambientet e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Maqedonia e Veriut – Shqipëria, u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Zhelinës dhe Bashkisë së Gramshit.
Memorandumin e nënshkruan kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dhe kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi.
Aplikimi i përbashkët i projektit, ndër aktivitetet e tjera, do të trajtojë sistemet e paralajmërimit të hershëm për monitorimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.
Takimin e organizoi dhe e mbështeti Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planifikues të Pollogut (QZHR Pollog), si organizatë përgjegjëse për përgatitjen e aplikimit.





