Qend
ra për zhvillim e rajonit planor të Pollogut, nën udhëheqjen e drejtorit Fatmir Saiti, mbajti një punëtori me përfaqësues të Sektorëve për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) dhe për investime dhe infrastrukturë nga komunat e rajonit të Pollogut. Në punëtori u prezantuan gjetjet nga vlerësimi përfundimtar i Programit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut 2021-2026, si dhe drejtimet për Programin e ri për periudhën 2027-2031.
Rezultatet kryesore të vlerësimit u prezantuan nga eksperti i jashtëm Viktor Stojanovski, pas së cilës vijoi diskutimi për shkallën e realizimit të aktiviteteve të planifikuara dhe konfirmimin e statusit të projekteve sipas komunave. Në pjesën e dytë, të udhëhequr nga eksperti Shenasi Memishi, u prezantua korniza e Programit të ri 2027-2031, me theks te prioritetet për zhvillim ekonomik dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillimin rural dhe turizmin, mjedisin jetësor, energjinë dhe transformimin digjital.
Përmes anketës së realizuar mes komunave, si prioritete më urgjente u veçuan furnizimi me ujë dhe kanalizimi, menaxhimi i mbeturinave dhe infrastruktura rrugore, ndërsa si sfida më e madhe u theksua mungesa e kuadrit profesional në administratat komunale.
Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogut vazhdon me përgatitjen e Programit të ri, në bashkëpunim me komunat dhe me mbështetjen e ekspertëve të jashtëm.


No comment yet, add your voice below!