|
THIRRJE PUBLIKE nr. 01/2025 |
| për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues dhe anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NPP “Rusino / Polog”. |
| 1) Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, me propozim të Drejtorit të NPP “Rusino / Polog”, në faqen zyrtare të CRRPP https://rdcpolog.mk/ dhe në faqen zyrtare të ndërmarrjes publike www.rusinolandfill.mk/ , shpall thirrje publike për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues dhe 1 (një) anëtari të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NPP “Rusino” – Polog, me seli në Sushicë, Gostivar. |
| 2) Për anëtar të Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike, mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim: |
– veprimtaria financiare – çështjet juridike – shkencat teknike. |
| 3) Për anëtar të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të ndërmarrjes publike, mund të emërohet personi që i plotëson kushtet në vijim: |
– fusha e veprimtarisë së ndërmarrjes publike NPP Rusino/Polog – veprimtaria financiare – çështjet juridike – shkencat teknike. |
4) Së bashku me aplikimin, kandidatët e interesuar janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
|
| 5) Dokumentet nga pika 4 duhet të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe ato dorëzohen në arkivin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut ose me postë në adresën: Rruga Ilindenska nr. 335, Objekt 602, 1200 Tetovë, me shënimin: „Për Thirrjen Publike për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të Bordit Drejtues / Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare, me shënim për pozicionin për të cilin aplikohet dhe ndërmarrjen publike për të cilën aplikohet“. |
| 6) Anëtarët e Bordit Drejtues / Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të ndërmarrjes publike emërohen dhe shkarkohen nga Këshilli për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut.
7) Anëtar i Bordit Drejtues / Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes publike nuk mund të ketë interes personal, përmes personi të tretë apo në çfarëdo forme tjetër, në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që ka marrëdhënie biznesi me ndërmarrjen publike, të cilat mund të ndikojnë në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrjen në ndërmarrjen publike. Çdo anëtar i Bordit Drejtues është i detyruar të njoftojë themeluesin për ekzistencën e një interesi të tillë tek një ose më shumë anëtarë të Bordit Drejtues. 8) Funksioni i kryetarit dhe anëtarit të Bordit Drejtues / Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes publike nuk është i përputhshëm me funksionet e kryetarit dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 9) Afati për aplikim i kandidatëve të interesuar është 10 ditë pune, duke u llogaritur nga dita e publikimit të thirrjes publike. 10) Thirrja do të publikohet në faqen zyrtare të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut dhe në faqen zyrtare të ndërmarrjes publike.
11) Data përfundimtare për aplikim është 06.08.2025, deri në ora 16 12) Kandidatët që aplikojnë për anëtarë të më shumë se një Bord Drejtues / Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare duhet të dorëzojnë aplikim të veçantë për secilën pozitë për të cilën aplikojnë. 13) Aplikimet e paplota, dokumentacioni i paplotë dhe dokumentacioni i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohen.
|
DATA
July 24, 2025
Kategoritë
Ndani:
Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!