Рuntori nga fusha e planifikimit urban dhe komunikacionit-për projektin Plani për lëvizje të qëndrueshme urbane

Рuntori nga fusha e planifikimit urban dhe komunikacionit-për projektin Plani për lëvizje të qëndrueshme urbane

Me datë 20.12.2022 u mbajt punëtoria e organizuar nga Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut me temë: “Transformimi hapësinor i rajonit, në raport me zhvillimin urban të komunave dhe lëvizshmërinë brenda dhe ndërmjet komunave në rajon”, ku morën pjesë kryetarët e komunave, përfaqësuesit e komunave nga sektori i planifikimit urban dhe trafikut, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të brendshme dhe palët e interesuara nga rajoni i Pollogut. Në punëtori u bë një prezantim për zhvillimin e lëvizjes urbane nga konsulentët e komunës së Tetovës, përfaqësues të kompanisë, Open Urban Practice – OUP, si dhe një prezantim i analizës së gjendjes ekzistuese dhe modelit të transportit (base scenario) nga konsulenti i QZHRPP, 24 ING Manastir – APPIA doo Ljubljana, Slloveni.

Seanca e VII e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Seanca e VII e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 15.12.2022 në sallën e mbledhjeve në UEJL u mbajt seanca e shtatë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.

Në këtë seancë u diskutua për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, ku si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Drejtorit të ri të Qendrës për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut për periudhën Janar 2023 – Janar 2027, ku me votim nga të gjithë kryetarët e komunave u zgjodh drejtori i deritanishëm Fatmir Saiti.

Poashtu në këtë mbledhje u vendos që kryetar i Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut për vitin e dytë të zgjidhet kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në këtë seancë poashtu u bë edhe miratimi i projektit për skemën e granteve i cili ishte prioretizuar në forumin e dytë rajonal nga ana e pjesëmarrësve në forum.

SESIONI I DYTË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT PËR VITIN 2023

SESIONI I DYTË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT PËR VITIN 2023

Më datë 13.12.2022 (e Martë) me fillim nga ora 11:00 në ambientet e “Restoran Elektra Garden” në f.Bërvenicë u mbajt sesioni i dytë (rradhazi) i programit “Forumet Rajonale në Komunitet”– Faza II, e cila organizohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal”, i cili mbështetet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e RMV dhe Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC.

Në këtë sesion të forumit u prezantuan 5 (pesë) koncept zgjidhje për projekt propozime për skemën e granteve dhe prezantimi i 5 (pesë) koncept zgjidhjeve nga lista e projekt propozimeve për Programën për zhvillim të barabartë rajonal të BZHR/MPL për vitin 2023.

Në sesionin e dytë të forumit u shpjeguan kriteret për përzgjedhjen e projekteve si dhe mënyra e votimit nga Skema e grantit. Pas prezantimit të projekteve është bërë përzgjedhja, përkatësisht rangimi i zgjidhjeve konceptuale nga skema e granteve.

Forumi rajonal në komunitet është një program që synon përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave dhe rajonit.

U realizua trajnimi për përmirësimin e Aftësive të Komunikimit

U realizua trajnimi për përmirësimin e Aftësive të Komunikimit

Më 29.11.2022, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut e organizoi punëtorinë për komunikim efektiv dhe ngritjen e dukshmërisë së zhvillimit rajonal, në të cilën morën pjesë të punësuarit e Qendrës bashkë me përfaqësues nga komunat, sektori joqeveritar dhe komuniteti i biznesit, ku ndër të tjera patën mundësinë të njihen me krijimin e planit PR dhe Brif, si dhe trajnim për paraqitje publike.

U nxorrën konkluzione dhe u theksua se të gjithë aktorët duke përmirësuar aftësitë personale dhe të përbashkëta të komunikimit së bashku mund të kontribuojnë në një transparencë më të mirë në promovimin e zhvillimit rajonal dhe të resurseve zhvillimore.

Punëtoria ishte pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit “Zhvillimi i  qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës barabartë rajonal”– faza 2, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.