U realizua trajnimi për përmirësimin e Aftësive të Komunikimit
Më 29.11.2022, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut e organizoi punëtorinë për komunikim efektiv dhe ngritjen e dukshmërisë së zhvillimit rajonal, në të cilën morën pjesë të punësuarit e Qendrës bashkë me përfaqësues nga komunat, sektori joqeveritar dhe komuniteti i biznesit, ku ndër të tjera patën mundësinë të njihen me krijimin e planit PR dhe Brif, si dhe trajnim për paraqitje publike.
U nxorrën konkluzione dhe u theksua se të gjithë aktorët duke përmirësuar aftësitë personale dhe të përbashkëta të komunikimit së bashku mund të kontribuojnë në një transparencë më të mirë në promovimin e zhvillimit rajonal dhe të resurseve zhvillimore.
Punëtoria ishte pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës barabartë rajonal”– faza 2, i mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
No comment yet, add your voice below!