SHPALLJE PUBLIKE
Qendra për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Kërkime (Innovative Center for Applied Research and Education – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”, pranë Byrosë për zhvillim rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim realizimin e aktivitetit të projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”
Përsëri e shpall thirrjen e radhës:
Për dhënien e granteve për studimet e doktoraturës në fushat:
- Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm rajonal
- Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
- Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.
- Biznes, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
- Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
- Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.
- Financa, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
- Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
- Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.
Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal
- Studimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe llojeve tjera – Zhvillimi rajonal i nxitur nga mbrojtja e mjedisit jetësor EEE
Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Mbetjet industriale dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe qeverisjes rajonale në:
– Krijimi i politikave për një mjedis jetësor të përmirësuar në nivel lokal dhe rajonal në Pollog
– krijimi i politikave lokale dhe rajonale për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale
– klasifikimi i mbetjeve industriale dhe komerciale në nivel të komunave të rajonit të Pollogut
– rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e mbetjeve (A, B Lejet e Integruara)
– rritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve lokale dhe ndërmarrjes rajonale në menaxhimin e mbetjeve, me theks të veçantë në mbetjet industriale dhe komerciale
– krijimi i modeleve tarifore lokale dhe rajonale për rritjen e të ardhurave të autoriteteve lokale dhe rajonale
– krijimi i një sistemi dhe metodologjie për regjistrimin e mbetjeve industriale në sistemet e informacionit të rajonit të Pollogut
– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, në përputhje me politikat për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale.
– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit në zhvillimin lokal/rajonal dhe cilësinë e jetës në rajon, nga masat e propozuara për menaxhimin e mbetjeve industriale.
Më tutje, studimi do të analizojë situatën ekzistuese me menaxhimin e mbetjeve industriale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së indikatorëve të suksesit gjatë zbatimit të politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale.
Si rezultat, studimi do të duhet të përgatisë edhe një doracak për komunat dhe qendrën për përdorimin e sistemeve të vendosura, si dhe program për trajnimin e punonjësve të këtyre institucioneve, në zbatimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe komerciale.
Kushtet e paraqitjes:
Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:
- PLP në shkencat teknike 180 ECTS
- Master i shkencave teknike 120 ECTS
- Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
- Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
- Letër motivimi deri në 1000 fjalë
Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.
—
- Studim mbi ndikimin e investimeve kapitale publike në zhvillimin rajonal të Pollogut
Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Investimet kapitale publike dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe të qeverisjes rajonale në:
– përgatitja e aplikacioneve për grante dhe aplikime për kredi nga IFN për investime kapitale publike
– tërheqje dhe pitching për programe financiare kombëtare dhe ndërkombëtare
– implementimi dhe administrimi i projekteve kapitale publike
– krijimi i sistemit për regjistrimin e projekteve në sistemet informative të rajonit të Pollogut
– krijimi i sistemit dhe metodologjisë e cila do të mundësojë sinergjinë ndërmjet projekteve kapitale të implementuara projekteve kapitale në të ardhmen
– krijimi i sistemit dhe metodologjisë për matje kuantitative të ndikimit ndaj zhvillimit lokal/rajonal dhe cilësisë së jetës në rajon, nga projektet e implementuara dhe projektet e ardhshme
Më tutje, studimi do të analizojë gjendjen e investimeve kapitale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së:
– indikatorët e suksesit për tërheqjen e programeve për përkrahje financiare të projekteve publike (periudha 2015-2022)
– indikatorët e suksesit gjatë implementimit të investimeve kapitale publike (periudha 2015-2022)
Si hyrje, studimi do të duhet të përgatisë doracak për komunat dhe qendrën për shfrytëzimin e sistemeve të krijuara, si dhe program për trajnimin e punonjësve të këtyre institucioneve, në tërheqjen dhe implementimin e projekteve kapitale publike.
Kushtet e paraqitjes:
Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:
- PLP në shkencën ekonomike/biznes180 ECTS
- Magjister i shkencave ekonomike/biznes 120 ECTS
- Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
- Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
- Letër motivimi deri në 1000 fjalë
Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.
—
- Studim për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike në nivel të pushteteve lokale në rajonin e Pollogut
Projekti do të fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve fiskale të komunave në rajonin e Pollogut, në radhë të parë në krijimin e bazës së të dhënave për taksat lokale, përditësimin dhe uljen e bazës tatimore në nivelin e vlerës së tregut, duke filluar nga taksat mbi pronën dhe taksat qarkullimit të pasurive të paluajtshme, tek të cilat ka hapësirë më të madhe fiskale.
Studimi do të fokusohet në disa aspekte, veçanërisht në:
– Rritja e mbulimit të tatimpaguesve në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore dhe zbatimit të vendimeve më të fundit ligjore nga kjo fushë që janë në fuqi nga fillimi i vitit 2022.
– Rritja dhe pastrimi i bazës së të dhënave ekzistuese nëpërmjet rivlerësimit të vlerave të pronave dhe përputhjes së tyre me vlerën e tregut si bazë tatimimi, si për personat juridikë (shoqëritë dhe lokalet afariste), ashtu edhe për pronat e personave fizikë.
– Përditësimi i metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tregut, dhe
– Thjeshtimi i procedurës dhe i procedurës për pagesë më efikase, si dhe zgjidhjen e vendimeve të “kontestueshme”.
Të gjitha këto aktivitete në një proces dhe në dinamikë në faza. Faza e parë do të fokusohet në shtrirjen, përcaktimin e vlerës minimale të pronës si dhe menaxhimin e procedurës së ankimit. Në fazën e dytë, në të gjitha procedurat e ankimimit, vlerësuesit duhet të dërgohen në vendngjarje dhe të vlerësojnë në detaje të gjithë elementët e pronës për të arritur në një përcaktim edhe më të lartë të vlerës reale të tregut. Dhe në fazën e tretë të rivlerësohen të gjitha rastet e tjera që kanë pranuar më parë vlerat minimale të tregut të komunave.
Paralelisht me këto aspekte do të mbulohet edhe aplikimi i zgjidhjes së re ligjore për shtëpi të dytë/apartament ose shtëpi pushimi me normën e re tatimore të përcaktuar (trefish më të lartë).
Kushtet e paraqitjes:
Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:
– PLP në shkencat ekonomike 180 ECTS
– Magjistër i shkencave ekonomike 120 ECTS
– Minimumi 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
– Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
– Letër motivimi deri në 1000 fjalë
Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.
—
Studime për shkenca të magjistraturës
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP), në kuadër të projekt-aplikacionit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”pranë Byrosë për Zhvillim Rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim për të realizuar aktivitetin e projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”
Përsëri e shpall thirrjen e rradhës:
Për dhënien e granteve të studimeve njëvjeçare për shkenca të magjistraturës në fushat:
- Ekonomia e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm
një (1) bursë studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën
- Qeverisja dhe menaxhimi në sektorin publik
një (1) bursë studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën
3.E-Qeveria
tre (3) bursë studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën
Vërejtje: Aktiviteti është i kufizuar me zgjerimin e Kontratës për implementimin e projektit ndërmjet QZHRPP dhe Ministrisë së pushtetit lokal, gjegjësisht Byros për zhvillim rajonal
Kushtet e paraqitjes:
Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:
- PLP në biznes-ekonomi/ ose shkenca teknike 240 ECTS
- Minimum 7 vite përvojë pune në fushën përkatëse
- Letër motivimi deri në 1000 fjalë
Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.
Temat e magjistraturës do të definohen në bashkëpunim me iCare dhe QZHRPP.
Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike në adresat elektronike në vijim: info@rdcpolog.mk, manager@rdcpolog.mk
Shpallja është e publikuar edhe në ueb faqen e QZHRPP: www.rdcpolog.mk
Afati i fundit i paraqitjes është 14.11.2022