ANKETË PËR HULUMTIMIN E ZAKONEVE PËR UDHËTIME NË RAJONIN POLLOGUT

ANKETË PËR HULUMTIMIN E ZAKONEVE PËR UDHËTIME NË RAJONIN POLLOGUT

 

Komuna e Tetovës / Општина Тетово

Komuna e Gostivarit – Општина Гостивар

Општина Брвеница / Komuna e Bërvenicës

Jegunovce Municipality

Komuna e Tearcës / Општина Теарце

Општина Маврово и Ростуше

Želino Municipality

Komuna e Vrapçishtit

Komuna e Bogovinés

 

Linku: https://forms.gle/NLvFTvFTcMZMunNg9

 

Në aketë thirren të përgjigjen të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut.

Faleminderit për bashkëpunimin.

 

SHPALLJE PUBLIKE  

SHPALLJE PUBLIKE

 

 

Qendra për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut (QZHRPP) dhe Qendra për Kërkime (Innovative Center for Applied Research and Education – iCARE-) në kuadër të aplikacionit të projektit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”, pranë Byrosë për zhvillim rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim realizimin e aktivitetit të projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

 

 

e shpall thirrjen e radhës:

 

Për dhënien e granteve për studimet e doktoraturës në fushat:

 

  1. Planifikimi urban dhe zhvillimi rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

 

  1. Mjedisi jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

 

  1. Biznes, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

 

  1. Financa, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal
  • Kompensim prej 307.500 MKD për shkollim
  • Kompensimi prej 615.000 MKD për hulumtim dhe transferim të njohurive të studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve.

 

 

Vërejtje: Aktiviteti do të realizohet nëse aplikacioni i projektit nga titulli miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  1. Studim mbi planifikimin dhe zbatimin urban për periudhën (2000-2020) dhe ndikimin ndaj zhvillimit rajonal të Pollogut.

 

Si shtyllë mbështetëse e zhvillimit shoqëror, planifikimi urban shpesh në demokracitë tranzite nuk merr rëndësinë dhe formën që meriton. Përkatësisht, një numër më i madh i faktorëve ndikojnë në këtë zhvillim (negativ) të punëve, e me këtë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të qëndrueshëm në nivel të komunave dhe rajoneve:

 

– procesi i ngadaltë dhe/ose joadekuat i decentralizimit

 

– procesi i papërshtatshëm i privatizimit, denacionalizimi, si dhe tjetërsimi i tokës shtetërore

 

– zgjidhjet ligjore që nuk korrespondojnë me rastet kontekstuale dhe reale. Për shembull, ligji për planifikimin hapësinor dhe urban, ligji për ndërtimet dhe ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ligjet nga fusha e mjedisit jetësor, ligjet për menaxhimin e tokës shtetërore, ligjet për pushtetin lokal dhe financimi i tyre etj.

 

– Kapacitetet e pamjaftueshme (njerëzore, tekniko-teknologjike, financiare dhe juridike) të organeve të administratës shtetërore dhe pushtetit lokal për planifikim cilësor dhe zbatim e zhvillimit dhe të planifikimit urban.

 

– të drejtat dhe detyrimet e kufizuara dhe pamjaftueshëm të qarta të vetëqeverisjes lokale gjatë procesit të planifikimit urban dhe zhvillimit.

 

– “rrethi magjik” i vullnetit të pafavorshëm për ndryshime pozitive, i krijuar nga fillimet e tranzicionit për “pasurim të lehtë”

 

– përfshirja e pamjaftueshme dhe jo thelbësore (proforma) e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në planifikimin urban programet zhvillimore.

 

Për të filluar përmirësimin e programeve të zhvillimit strategjik dhe planifikimit urban, është e nevojshme të përcaktohet situata aktuale si dhe të studiohet zhvillimi i gjërave nga historia e fundit. Domethënë, nevojitet një analizë krahasuese ndërmjet programeve dhe planeve të zhvillimit strategjik të përvijuar, si dhe zbatimit aktual të tyre. Përmes një analize të tillë do të përcaktohet se cila fazë e ciklit jetësor të projekteve – planifikimi, zbatimi, monitorimi – me çfarë përqindje ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve. Për më tepër, analiza duhet të ndajë dhe të kategorizojë shkaqet dhe aktorët kryesorë funksionalë për secilën fazë veç e veç dhe të propozojë një metodologji që do të kuantifikojë sasinë e ndikimit në indikatorët e duhur për krahasim.

 

Qëllimi kryesor i këtij studimi është krijimi i rajonit dinamik të Pollogut, të zhvilluar nga dhe për qytetarët e tij nëpërmjet bashkëpunimit të tyre të drejtpërdrejtë me qeverinë, biznesin dhe aktorë të tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ideja për një ekosistem të tillë dinamik është përmes krijimit të një propozimi të platformës elektronike që kryqëzon të dhëna, informacione dhe njohuri nga sa më shumë fusha të jetë e mundur:

– Toka, shfrytëzimi dhe potenciali sipas kategorive

– Ushqimi, të mbjellat dhe analiza e nevojave të tregut

– Lëvizshmëria, modelet e transportit në komuna dhe në rajon

– Uji, modelet e furnizimit dhe kullimit

– Energjetika, shfrytëzimi dhe potenciali sipas kategorive

 

Duke ndërthurur të dhëna të tilla, do të jetë e mundur të gjenerohen politika dhe programe zhvillimi “të plota” (në mënyrë holistike) korrekte, dhe në këtë mënyrë edhe planifikimi urban i përshtatshëm. Si rezultat do të kemi zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rajonal, ulje të papunësisë dhe migrimit, si dhe kushte të përmirësuara përgjithësisht për jetesë dhe zhvillim.

Услови за пријавување:

 

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

 

  • PLP në Arkitekturë 180 ECTS
  • Magjistër i shkencave 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën e urbanistikës dhe/ose arkitekturës
  • Së paku një (1) certifikatë në lidhje me studimin, në fushën e arkitekturës
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

 

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

 

 

  1. Studimi i sistemeve të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe llojeve tjera – Zhvillimi rajonal i nxitur nga mbrojtja e mjedisit jetësor EEE

 

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Mbetjet industriale dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe qeverisjes rajonale në:

 

– Krijimi i politikave për një mjedis jetësor të përmirësuar në nivel lokal dhe rajonal në Pollog

 

– krijimi i politikave lokale dhe rajonale për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale

 

– klasifikimi i mbetjeve industriale dhe komerciale në nivel të komunave të rajonit të Pollogut

 

– rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e  mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e mbetjeve (A, B Lejet e Integruara)

 

– rritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve lokale dhe ndërmarrjes rajonale në menaxhimin e mbetjeve, me theks të veçantë në mbetjet industriale dhe komerciale

 

– krijimi i modeleve tarifore lokale dhe rajonale për rritjen e të ardhurave të autoriteteve lokale dhe rajonale

 

– krijimi i një sistemi dhe metodologjie për regjistrimin e mbetjeve industriale në sistemet e informacionit të rajonit të Pollogut

 

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, në përputhje me politikat për menaxhimin e mbetjeve industriale dhe komerciale.

 

– ngritja e një sistemi dhe metodologjie për matjen sasiore të ndikimit në zhvillimin lokal/rajonal dhe cilësinë e jetës në rajon, nga masat e propozuara për menaxhimin e mbetjeve industriale.

 

Më tutje, studimi do të analizojë situatën ekzistuese me menaxhimin e mbetjeve industriale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së indikatorëve të suksesit gjatë zbatimit të politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale.

 

Si rezultat, studimi do të duhet të përgatisë edhe një doracak për komunat dhe qendrën për përdorimin e sistemeve të vendosura, si dhe program për trajnimin e punonjësve të këtyre institucioneve, në zbatimin e politikave të menaxhimit të mbetjeve industriale dhe komerciale.

 

Kushtet e paraqitjes:

 

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

  • PLP në shkencat teknike 180 ECTS
  • Master i shkencave teknike 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

 

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

 

 

  1. Studim mbi ndikimin e investimeve kapitale publike në zhvillimin rajonal të Pollogut

 

Me dhënien e grantit një kandidati për shkencat e doktoraturës në temën “Investimet kapitale publike dhe zhvillimi rajonal”, që synon të përmirësojë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale dhe të qeverisjes rajonale në:

 

– përgatitja e aplikacioneve për grante dhe aplikime për kredi nga IFN për investime kapitale publike

 

– tërheqje dhe pitching për programe financiare kombëtare dhe ndërkombëtare

 

– implementimi dhe administrimi i projekteve kapitale publike

 

– krijimi i sistemit për regjistrimin e projekteve në sistemet informative të rajonit të Pollogut

 

– krijimi i sistemit dhe metodologjisë e cila do të mundësojë sinergjinë ndërmjet projekteve kapitale të implementuara projekteve kapitale në të ardhmen

 

– krijimi i  sistemit dhe metodologjisë për matje kuantitative të ndikimit ndaj zhvillimit lokal/rajonal dhe cilësisë së jetës në rajon, nga projektet e implementuara dhe projektet e ardhshme

 

Më tutje, studimi do të analizojë gjendjen e investimeve kapitale në komunat e rajonit të Pollogut, përmes analizës së:

 

– indikatorët e suksesit për tërheqjen e programeve për përkrahje financiare të projekteve publike (periudha 2015-2022)

– indikatorët e suksesit gjatë implementimit të investimeve kapitale publike (periudha 2015-2022)

 

Si hyrje, studimi do të duhet të përgatisë doracak për komunat dhe qendrën për shfrytëzimin e sistemeve të krijuara, si dhe program për trajnimin e punonjësve të  këtyre institucioneve, në tërheqjen dhe implementimin e projekteve kapitale  publike.

 

 

Kushtet e paraqitjes:

 

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

 

  • PLP në shkencën ekonomike/biznes180 ECTS
  • Magjister i shkencave ekonomike/biznes 120 ECTS
  • Minimum 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
  • Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

 

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

 

 

  1. Studim për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike në nivel të pushteteve lokale në rajonin e Pollogut

 

Projekti do të fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve fiskale të komunave në rajonin e Pollogut, në radhë të parë në krijimin e bazës së të dhënave për taksat lokale, përditësimin dhe uljen e bazës tatimore në nivelin e vlerës së tregut, duke filluar nga taksat mbi pronën dhe taksat qarkullimit të pasurive të paluajtshme, tek të cilat ka hapësirë më të madhe fiskale.

 

Studimi do të fokusohet në disa aspekte, veçanërisht në:

 

– Rritja e mbulimit të tatimpaguesve në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore dhe zbatimit të vendimeve më të fundit ligjore nga kjo fushë që janë në fuqi nga fillimi i vitit 2022.

 

– Rritja dhe pastrimi i bazës së të dhënave ekzistuese nëpërmjet rivlerësimit të vlerave të pronave dhe përputhjes së tyre me vlerën e tregut si bazë tatimimi, si për personat juridikë (shoqëritë dhe lokalet afariste), ashtu edhe për pronat e personave fizikë.

 

– Përditësimi i metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tregut, dhe

 

– Thjeshtimi i procedurës dhe i procedurës për pagesë më efikase, si dhe zgjidhjen e vendimeve të “kontestueshme”.

 

Të gjitha këto aktivitete në një proces dhe në dinamikë në faza. Faza e parë do të fokusohet në shtrirjen, përcaktimin e vlerës minimale të pronës si dhe menaxhimin e procedurës së ankimit. Në fazën e dytë, në të gjitha procedurat e ankimimit, vlerësuesit duhet të dërgohen në vendngjarje dhe të vlerësojnë në detaje të gjithë elementët e pronës për të arritur në një përcaktim edhe më të lartë të vlerës reale të tregut. Dhe në fazën e tretë të rivlerësohen të gjitha rastet e tjera që kanë pranuar më parë vlerat minimale të tregut të komunave.

 

Paralelisht me këto aspekte do të mbulohet edhe aplikimi i zgjidhjes së re ligjore për shtëpi të dytë/apartament ose shtëpi pushimi me normën e re tatimore të përcaktuar (trefish më të lartë).

 

 

Kushtet e paraqitjes:

 

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

 

– PLP në shkencat ekonomike 180 ECTS

– Magjistër i shkencave ekonomike 120 ECTS

– Minimumi 5 vjet mësimdhënie universitare ose 10 vjet përvojë pune në   fushën përkatëse

– Së paku një (1) certifikatë përkatëse për studimin, nga fusha objekt kërkimi

– Letër motivimi deri në 1000 fjalë

 

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

 

 

 

 

 

 

 

Studime për shkenca të magjistraturës

 

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP), në kuadër të projekt-aplikacionit “Planifikimi strategjik (hulumtimi dhe zhvillimi i studimeve) dhe krijimi i një pakete të projekteve për zhvillim rajonal të rajonit të Pollogut sipas kritereve për rajonalitet të BZHR”pranë Byrosë për Zhvillim Rajonal në programin e zhvillimit rajonal 2022-2023, me qëllim për të realizuar aktivitetin e projektit “Mbështetje për kërkime dhe studime”

 

e shpall thirrjen e rradhës:

 

Për dhënien e granteve të studimeve njëvjeçare për shkenca të magjistraturës në fushat:

 

  1. Ekonomia e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

 

  1. Qeverisja dhe menaxhimi në sektorin publik

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

 

3.E-Qeveria

tre (3) bursa studimi në vlerë prej 123.000 MKD për secilën

 

Kushtet e paraqitjes:

 

Kandidati për këtë pozicion duhet të plotësojë të paktën këto kushte:

 

  • PLP në biznes-ekonomi/ ose shkenca teknike 240 ECTS
  • Minimum 7 vite përvojë pune në fushën përkatëse
  • Letër motivimi deri në 1000 fjalë

 

Vërejtje: Përparësi për këtë pozicion do të kenë kandidatët e punësuar në NJVL nga rajoni planor i Pollogut dhe QZHRPP.

Temat e magjistraturës do të definohen në bashkëpunim me iCare dhe QZHRPP.

 

Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike në adresat elektronike në vijim: info@rdcpolog.mkmanager@rdcpolog.mk

Shpallja është e publikuar edhe në ueb faqen e QZHRPP: www.rdcpolog.mk

 

Afati i fundit i paraqitjes është 01.09.2022

Informacion

Ju informojmë se Qendra jonë e Biznesit nëpërmjet Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut ofron MENTORIM FALAS për të gjitha kompanitë tregtare të interesuara, në procesin e përgatitjes tuaj për aplikim.

Ushtrimi i të drejtës së mbështetjes mentoriale pa pagesë fitohet sipas parimit – “i pari që regjistrohet, i pari shërbehet”. Për të përfituar nga kjo mundësi e jashtëzakonshme, mjafton të plotësoni formularin e aplikimit, në të cilin mund të kyçeni  thjesht duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfEybr3f7DX0Y55lF-Og6HDS-WWWmUERkXd3T6Waoe21QV21A/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0

Në këte thirrje, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë jo më vonë se data 8 gusht 2022, deri në orën 14:00 dhe i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyra e aplikimit janë plotësisht në dispozicion në faqen e internetit.

Seanca e V-së e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Seanca e V-së e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 30.06.2022, në ambientet e Komunës së Bogovinës, me fillim nga ora 15:00, u mbajt seanca e pestë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Diskutimi i fazës së dytë të projektit Plani rajonal për menaxhimin e mbeturinave të ngurta në rajonin e planor të Pollogut.

Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini i cili përmendi se në tetor është planifikuar furnizimi i  kamionëve dhe kontejnerëve për komunat e RPP dhe mekanizimi për nevojat e deponisë rajonale Rusino, fonde të siguruara përmes BERZH, gjithashtu në kuadër të fazës së dytë, parashifet edhe pastrimi i deponive të egra në RPP.

Si një nga detyrat më të rëndësishme të komunave, mbetet ti përmirësojnë dhe plotësojnë  informacionet për deponitë e egra në territoret e tyre, gjë që do të përmirësojë studimin e fizibilitetit ku janë hartuar deponitë e egra në vitin 2019.