Skip to content

Seanca e V-së e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

DATA

July 1, 2022

Kategoritë

Seanca e V-së e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 30.06.2022, në ambientet e Komunës së Bogovinës, me fillim nga ora 15:00, u mbajt seanca e pestë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Diskutimi i fazës së dytë të projektit Plani rajonal për menaxhimin e mbeturinave të ngurta në rajonin e planor të Pollogut.

Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini i cili përmendi se në tetor është planifikuar furnizimi i  kamionëve dhe kontejnerëve për komunat e RPP dhe mekanizimi për nevojat e deponisë rajonale Rusino, fonde të siguruara përmes BERZH, gjithashtu në kuadër të fazës së dytë, parashifet edhe pastrimi i deponive të egra në RPP.

Si një nga detyrat më të rëndësishme të komunave, mbetet ti përmirësojnë dhe plotësojnë  informacionet për deponitë e egra në territoret e tyre, gjë që do të përmirësojë studimin e fizibilitetit ku janë hartuar deponitë e egra në vitin 2019.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy