Sot, në hapësirat e UEJL, Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut së bashku me Byronë për Zhvillim Rajonal të RVM, zhvilluan takim me rektoratin e Universitetit të Europës Juglindore, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe akademike, me qëllim të përpilimit dhe implementimit të projekteve për zhvillim rajonal të Pollogut dhe zhvillimin lokal të komunave të rajonit. Në takim prezent ishin Rektori i UEJL, Dr.Prof. Abdylmenaf Bexheti, Drejtori i Byrojosë për Zhvillim Rajonal, z. Ramiz Rexhepi, Drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, z. Fatmir Saiti, Pro-Rektori për Planifikim dhe Sipërmarrje Dr.Prof. Besnik Fetahi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i UEJL, z. Xhevair Memedi.
No comment yet, add your voice below!