Puntoria e mbajtur për Këshillin e Mbrojtjes Sociale
Për nevojën e implementimit efikas të qëllimeve dhe parimeve për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal nga dispozitat e Ligjit për Zhvillimin e Barabartë Rajonal, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut, në kuadër të projektit “Zhvillim i Qëndrueshëm dhe Gjihëpërfshirës i Zhvillimit të Barabartë Rajonal II-faza”, mbajti puntori për Këshillin për Mbrojtjen Sociale. Puntoria u udhëhoq nga Elena Koçova, aktiviste dhe eksperte për të drejtat e njeriut dhe aftësi të kufizuara. Gjatë puntorisë u identifikuan dhe u prezantuan shërbimet ekzistuese për sigurimin e një komuniteti inklluziv, si dhe u prezantuan parimet dhe qasjet për përdorimin e shërbimeve sociale në nivel rajonal. Qëllimi kryesor i puntorisë ishte identifikimi i nevojave dhe rrjetëzimi i të gjitha palëve të interesuara në një komunitet inklluziv funksional dhe integrimi i Këshillave për Mbrojtjen Sociale si një lidhje e rëndësishme në sistem. Në puntori morën pjesë përfaqësues nga fushat e shërbimeve sociale të të gjitha komunave të rajonit, si dhe nga Qendrat për Punë Sociale.