Ftesë për prezantim

 

FITR ju fton në prezantimin e kushteve për aplikim në konkursin e hapur publik sipas procedurës së rregullt për grante të bashkëfinancuara për shoqëritë e sapothemeluara “start-up” dhe “spin-off” 4.

 

Nëpërmjet këtij instrumenti, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ofron mbështetje financiare:

 

deri në 90% (nëntëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 40.000 (dyzet mijë) euro në kundërvlerë në denarë për kompanitë deri në 3 (tre) vjet ekzistim deri në momentin e aplikimit ose për një kompani që do të themelohet brenda 30 ditëve pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e një projekt propozimi (në rast se një ekip paraqitet si aplikant), d.m.th.

 

deri në 85% (tetëdhjetë e pesë përqind) nga buxheti i përgjithshëm i projektit, por jo më shumë se 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro në kundërvlerë në denarë për kompanitë me mbi 3 (tre) dhe më pak se 6 (gjashtë) vjet ekzistencë deri më tani.

 

Shuma e mbetur prej 10% (dhjetë përqind) ose 15% (pesëmbëdhjetë përqind) e buxhetit total të projektit duhet të sigurohet nga aplikanti.

 

Qëllimi i kësaj thirrje është të inkurajojë zhvillimin e inovacionit në kompanitë e reja duke ofruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitetet që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin. Gjithashtu, pritet të inkurajojë zhvillimin e një kulture të marrjes së rrezikut dhe inovacionit, të ofrojë mbështetje për personat juridikë që dëshirojnë të zhvillojnë një produkt, proces dhe/ose shërbim të ri ose të përmirësuar, si dhe të inkurajojë komercializimin e kërkime të kryera në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë ose të institucioneve kërkimore-shkencore.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për thirrjen më së largu deri më 8 gusht 2022, deri në ora 14.00, ndërsa i gjithë dokumentacioni i projektit dhe mënyra e aplikimit janë plotësisht në dispozicion në ueb faqen: https://fitr.mk/startapuvaj4/

 

‼ Prezantimi i sesionit informativ do të realizohet nga personat kompetent nga FITR, përmes Qendrës së Biznesit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Pollogut, i cili do të mbahet me datë 05.07.2022 (e martë) duke filluar nga ora 12:00 deri në

Aplikacioni ZOOM, në linkun e mëposhtëm:

 

https://us06web.zoom.us/j/87377289308?pwd=VHVoTWxKb0RzZ0dkdnQ0cVhod1RMQT09

 

Meeting ID: 873 7728 9308
Passcode: 071905

 

 

Për të gjitha informatat tjera në lidhje me thirrjen konkrete, mund të kontaktoni edhe në adresën e e-mail: manager@rdcpolog.mk ose direkt në kontakt personin e mëposhtëm: Aleksandra Gjorgjeska Ashovska tel. 075 246 951

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

 Themelohet Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut

 

Sot me 03.06.2022 në hapësirat e Youth and Community Center në Gostivar u mbajt seanca konstituive dhe u  formua Këshilli për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut ku anëtarë janë kryetarët e të nëntë komunave të rajonit planor të Pollogut dhe drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit. Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut e ka rolin e organit administrativ.

Për Kryetar të Këshillit për mbrojtje sociale të rajonit planor të Pollogut unanimisht u zgjodh Kryetari i Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, me mandat një vjeçar.

Në seancë është miratuar edhe Rregullorja e punës e cila rregullon mënyrën e punës së Këshillit për mbrojtje sociale. Gjithashtu u obliguan drejtorët e qendrave për punë sociale në rajon, të Tetovës dhe Gostivarit që ta përgatisin dhe ta përshtatin sa më shpejt me të dhënat e komunave të RPP, Propozimin për nevojën e zhvillimit të shërbimeve sociale në rajonin planor të Pollogut, lloji dhe mënyra e themelimit të shërbimeve e cila pasqyrë në të ardhmen do të mundësojë shfrytëzimin e kapaciteteve të Qendrës për zhvillim dhe të aplikohet me projekte në fushën e mbrojtjes sociale.

Nga ana e ekspertit nga fusha e mbrojtjes sociale i angazhuar nga ana e SDC, z.Jovan Manasievski para të pranishmëve pati fjalim hyrës, i cili theksoi rëndësinë e konstituimit të këtij Këshilli dhe theksoi se ky është një hap drejt decentralizimit të mbrojtjes sociale. Ai u ndal edhe në nevojat e rajonit të Pollogut në fushën e mbrojtjes sociale, siç është nevoja jo vetëm për ndërtimin e shtëpive të të moshuarve, por edhe për zhvillimin e masës së ndihmës dhe kujdesit në shtëpi, e cila do të mbulonte një numër më të madh të njerëzve që kanë nevojë për këtë kujdes dhe jo vetëm për ndërtimin e kopshteve për fëmijë.

Për rajonin planor të Pollogut, është e rëndësisë së veçantë nevoja për hartimin e rreziqeve sociale dhe themelimi i Këshillave të mbrojtjes sociale në secilën komunë, në qëllim që të miratohen Planet Vjetore të Mbrojtjes sociale. Me këto plane do të definohen nevojat dhe komunat do të mund të aplikojnë për grante, si dhe të përdorin fondet evropiane dhe fondet tjera që janë në dispozicion.