Skip to content

Ftesë

DATA

May 20, 2022

Kategoritë

 

Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) ju fton në prezantimin e kushteve për aplikim në thirrjen e hapur publike për instrumentin për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike. Të gjitha informacionet e tjera në lidhje me thirrjen specifike janë në dispozicion në lidhjen e mëposhtme: Јавен конкурс  за кофинансирани грантови за технолошки развој за забрзан економски раст по редовна постапка – Фитр (fitr.mk)

 

Qëllimi i këtij instrumenti është të ofrojë mbështetje financiare për zhvillimin teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve private shëndetësore (IPSH) për rritje të përshpejtuar ekonomike, të cilat plotësojnë kërkesat e Rregullores për instrumentin Grantet e bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike

Prezantimi do të realizohet nga personat kompetentë nga FIZHT, përmes Qendrës së Biznesit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në info-sesionin që do të mbahet më 23.05.2022 (e hënë) nga ora 10:00 deri në ora 12:00. me aplikacionin ZOOM, në linkun e mëposhtëm:

 

https://us06web.zoom.us/j/87803491701?pwd=cVZNT2hKVXJycFhGYVBndU1YUHdxUT09 Meeting ID: 878 0349 1701

Passcode: 436393

Njëkohësisht ju informojmë se për të rritur mundësitë tuaja për sigurimin e burimeve financiare, Qendra jonë e Biznesit ofron MBËSHTETJE ME MENTORIM FALAS për të gjitha kompanitë e interesuara dhe organizatat private shëndetësore, në procesin e përgatitjes së propozim aplikacionit tuaj.

Realizimi i të drejtës për mbështetje mentoruese pa pagesë arrihet sipas parimit – “i pari i paraqitur, i pari i shërbyer”. Për të shfrytëzuar këtë mundësi të madhe, duhet të regjistroheni në linkun e mëposhtëm.

https://forms.gle/grQZTjpieqgCqa6H8

 

Për informata shtesë rreth thirrjes dhe mbështetjes mentoruese, mund të kontaktoni edhe në e-mail adresën: manager@rdcpolog.mk ose të telefononi numri tel. 075 246 951.

Ju lutemi më së voni deri me 23.05.2022 (e hënë) deri në ora 09:00 ta paraqisni pjesëmarrjen e përfaqësuesit të kompanisë ose organizatës suaj shëndetësore në sesionin informativ, në cilindo nga kontaktet e sipërpërmendura.

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy