Njoftim
Është mbajtur seanca e parë konstituive e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut
Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut njofton opinionin se më 14 dhjetor 2021, në Tetovë është mbajtur seanca e parë konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut.
Në seancë u verifikuan mandatet e kryetarëve të komunave në cilësinë e anëtarëve të Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut për periudhën 2021-2025. Kryetari i Komunës së Tetovës, z.Bilal Kasami u zgjodh kryetar i ri i Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.
Këshilli Zhvillimor Rajonal i Pollogut ka vendosur që të caktojë çmimin për ton për depozitimin e mbeturinave në deponinë e Rusinos. Gjithashtu është marrë vendim me të cilin propozohet dhe miratohet identifikimi i dy lokacioneve për stacionet e transferimit të mbeturinave, në komunën e Tetovës, Bogovinës, Bërvenicës dhe Zhelinës, si dhe përditësimi operacional i tyre në Planin Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave në rajonin e Pollogut.
Para të pranishmëve, nga përfaqësuesit e konsulentëve në projektin “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut – Faza 1” u prezantuan rezultatet e arritura nga zbatimi i projektit si dhe aktivitetet e ardhshme.
Kryetarët e komunave u njoftuan edhe për realizimin e projektit për menaxhimin e qenve endacak në rajonin e Pollogut.
Me respekt,
Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut – Tetovë
No comment yet, add your voice below!