RDC Polog

Komunat e rajonit

Bërvenica

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Bërvenicës është e vendosur në jug të qytetit të Tetovës dhe gjendet në pjesën qëndrore të fushës së Pollogut. Në perendim, në sferën veri-jug shtrihet në pjerësin e Malit të Thatë. Komuna e Bërvenicës shtrihet në sipërfaqe prej 158 km2. Sipërfaqja agrare shtrihet në rreth prej 14.854 h.

Komuna e Bërvenicës është e njohur nga rrafshinat më pjellore në R.Maqedonisë. Në komunën e Bërvenicës kryqëzohen klimat mediterane dhe kontinentale me dimra të butë dhe vera të nxehta. Pjesa më e madhe e komunës shtrihet në fushën e Pollogut e cila edhe pse gjendet mes Malit Sharr dhe Malit të Thatë, klima është e këndshme dhe e përshtatshme për jetesë dhe agrikulturë.

Komuna është e formuar me Ligjin për organizim territorial të Republikës së Maqedonisë në vitin 1996. Para vitit 1996, territori i komunës së Bërvenicës ishte pjesë përbërëse e komunës së Tetovës. Bërvenica është komunë rurale dhe kufizohet me komunat e: Tetovës, Bogovinës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtit dhe Makedonski Brodin dhe shtrihet në anën e djathtë të lumit të Vardar. Bërvenica bie në komunat rurale dhe përfshin 10 vendbanime, të organizuara në 11 bashkësi lokale dhe atë: Bërvenica, Sedllarc e Poshtme, Çellopek, Çellopek i ri, Miletinë, Radovec, Blacë, Stençe, Vollkovi, Tenovë dhe Gurgunicë. Gjashtë nga këto bashkësi janë të rrafshta, katër janë kodrore dhe një malore.

 

Arsimi

Në nivel të komunës të Bërvenicës ekzistojnë 3 shkolla qendrore dhe 8 shkolla periferike. Po ashtu në këtë komunë funksionon kolegji privat e cila i përfshin tre cikle të arsimit, edhe atë: cikli parashkollorë, shkollrë dhe cikli i lartë.

 

Ekonomia, Turizmi dhe Bujqësia-Blegtoria

Komuna e Bërvenicës kryesisht është komunë bujqësore. Si zbatues të aktivitetit bujqësor janë të regjistruar rreth 200 persona, por në ardhmëri mund të pritet që numri i bujqëve të regjistruar të rritet sipas subvencioneve të cilat në këtë sektor i premton pushteti qëndror. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Bërvenicës është 14.854 hektarë, nga të cilat 4.779 ose 32% është tokë e përpunueshme, 4.138 hektarë ose 27,8% është tokë me livadhe dhe 5937 hektarë ose 40% janë male. Sipas strukturës të këtillë agrare në pjesën rafshinore ideale janë kushtet për prodhimtari bujqësore, pemëtari. Karakteristike është që vendi është i siguruar me rrjet të kompletuar për ujitje, ndërsa në vendet kodrore-malore ekzistojnë kushte ideale për prodhimtarinë pemtare dhe blegtori.

Duke e pasur parasyshë karakterin bujqësor të Komunës të Bërvenicës, përpos kapaciteteve të lartëpërmendura ka perspektivë për objekte biznesesh të cilat do të shërbeshin për përpunim të frutave, perimeve, përpunim të qumshtit dhe prodhimeve qumshtore, prodhimeve të mishit dhe prodhimit të ushqimit nga blegtorija. Përveç bujqësisë, në territorin e komunës si dominant janë prezent edhe këto biznese: ndërtimtaria, prodhimtaria e begatonit, bllokut dhe kockave, konfeksioni, prodhimtaria e prodhimeve të drurit, tregtia dhe shum biznese tjera. Në territorin e Komunës të Bërvenicës ekzistojnë gjithsejt 196 subjekte ekonomike.

Sa i përket turizmit ja vlen të cekët se në këtë komunë ekzistojnë manastire të vjetra të cilat datojnë që para 250 viteve. Në f.Gurgunicë të Komunës të Bërvenicës si atraktivitet turistik është Lumi Treska i cila ka një pejsazh të bukur me shtëpi të vjetra diku rreth 200 vjet.