Seanca e VII e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

Seanca e VII e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

 

Me 15.12.2022 në sallën e mbledhjeve në UEJL u mbajt seanca e shtatë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.

Në këtë seancë u diskutua për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, ku si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Drejtorit të ri të Qendrës për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut për periudhën Janar 2023 – Janar 2027, ku me votim nga të gjithë kryetarët e komunave u zgjodh drejtori i deritanishëm Fatmir Saiti.

Poashtu në këtë mbledhje u vendos që kryetar i Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut për vitin e dytë të zgjidhet kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në këtë seancë poashtu u bë edhe miratimi i projektit për skemën e granteve i cili ishte prioretizuar në forumin e dytë rajonal nga ana e pjesëmarrësve në forum.

SESIONI I DYTË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT PËR VITIN 2023

SESIONI I DYTË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT PËR VITIN 2023

Më datë 13.12.2022 (e Martë) me fillim nga ora 11:00 në ambientet e “Restoran Elektra Garden” në f.Bërvenicë u mbajt sesioni i dytë (rradhazi) i programit “Forumet Rajonale në Komunitet”– Faza II, e cila organizohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal”, i cili mbështetet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e RMV dhe Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC.

Në këtë sesion të forumit u prezantuan 5 (pesë) koncept zgjidhje për projekt propozime për skemën e granteve dhe prezantimi i 5 (pesë) koncept zgjidhjeve nga lista e projekt propozimeve për Programën për zhvillim të barabartë rajonal të BZHR/MPL për vitin 2023.

Në sesionin e dytë të forumit u shpjeguan kriteret për përzgjedhjen e projekteve si dhe mënyra e votimit nga Skema e grantit. Pas prezantimit të projekteve është bërë përzgjedhja, përkatësisht rangimi i zgjidhjeve konceptuale nga skema e granteve.

Forumi rajonal në komunitet është një program që synon përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave dhe rajonit.

SESIONI I PARË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR TË POLLOGUT

SESIONI I PARË I FORUMIT PËR REALIZIMIN  E PROJEKTEVE NË RAJONIN PLANOR POLLOGUT

Me realizimin e sesionit të parë të forumit me 16.11.2022 filloi edhe procesi i Forumeve rajonale në bashkësi në rajonin planor të Pollogut, në të cilin morrën pjesë rreth 50 përfaqësues nga nëntë komunat e rajonit planor të Pollogut, organizatat joqeveritare, përfaqësues të sektorit të biznesit, këshilltarëve të këshillave komunal të cilët diskutuan në mënyrë aktive, si dhe propozuan zgjidhje për tejkalimin e problemeve me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së të gjithë banorëve në rajon, gjë që është e një rëndësie të veçantë për zbatimin me sukses të procesit të forumit rajonal.   Procesi mbështetet dhe financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, përmes projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i barabartë rajonal – faza 2”

Sesioni i parë i forumit u nda në dy pjesë, u propozuan projekt-idetë dhe zgjidhjet në dy programe, edhe atë:

  • Programi për projekte përmes skemës së Granteve MPL/SDC dhe
  • Programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2023

 

Në pjesën e parë të Programit për skemën e granteve për rajonin planor të Pollogut, parashihet të ndahen mjete rreth 20 milionë denarë. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit e forumit patën mundësinë të identifikojnë dhe përcaktojnë çështjet prioritare rajonale për secilën nga fushat prioritare të identifikuara më parë.

Në pjesën e dytë të ditës, pjesëmarrësit propozuan, projekt-ide dhe probleme për Programin për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2023, ku janë në dispozicion rreth 55 milionë denarë për realizimin e projekteve me rëndësi rajonale.

Në periudhën në vijim, bazuar në sfidat e identifikuara nga sesioni i parë i forumit, do të zhvillohen zgjidhje konceptuale për të dy Programet të cilat më tej do t’i prezantohen Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe pjesëmarrësve të pranishëm në sesionin e dytë të forumit, e cila është planifikuar të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit 2022.