Skip to content

Thirrje publike për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave

DATA

February 11, 2022

Kategoritë

Në përputhje me nenin 21 paragrafi 7 – 15, nga Ligji për zhvillim të barabartë rajonal (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.24/21 dhe 174/21), Këshilli për zhvillim të rajonit planor të Pollogut shpall:

Thirrje publike

për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave

 

Kriteret themelore për zgjedhjen e anëtarit – përfaqësuesit të shoqatave në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut janë:

– personat juridikë, aplikantët të jenë të regjistruar të paktën dy vjet, me seli dhe që veprojnë në territorin e komunës në kuadër të rajonit planor,

– personat juridikë, aplikantët në përputhje me Statutin e organizatës të veprojnë në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal dhe

– Personat juridikë, aplikantët të kenë realizuar të paktën dy projekte në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal.

Anëtari – përfaqësuesi i shoqatave në Këshillin për zhvillim të rajonit të Pollogut zgjidhet me mandat 4 (katër) vjet dhe nuk ka të drejtë vote.

Afati i fundit për aplikim: Thirrja publike është e hapur deri me 24.02.2022.

Personat juridikë/ aplikantë të interesuar të dorëzojnë dokumente me të cilat do të vërtetojnë se i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në Thirrjen Publike dhe atë detyrimisht:

  • Aplikim pas Thirrjes Publike i cili përmban të dhëna për personin juridik/aplikantë (emri i plotë dhe të dhënat e kontaktit) dhe kontakt të dhënat e personit të autorizuar, me nënshkrimin e personit të autorizuar dhe vulën e personit juridik, në origjinal;
  • Statusi rrjedhës nga Regjistri Qendror jo më i vjetër se 6 muaj llogaritur nga afati i fundit i aplikimit sipas thirrjes publike mbrapsht, në origjinal;
  • Statuti i organizatës, fotokopje;
  • Kopje të Marrëveshjeve që vërtetojnë se personat juridikë – aplikantë kanë realizuar të paktën dy projekte në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal.

Aplikacionet për Thirrjen Publike me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Arkivin e Qendrës për zhvillim të rajonit Planor të Pollogut – Tetovë, në adresën rr. “Njegosheva 2” kati-1, 1200 Tetovë, me shënim:

 

“Aplikim për Thirrje Publike për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – përfaqësues i shoqatave”.

Aplikimet e dërguara me email ose faks nuk do të merren parasysh.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.

Personi kontaktues për thirrjen publike: Enes Sinani tel: 076/479-210 dhe 044/618-062.

Në bazë të thirrjes publike, komisioni për realizimin e thirrjes publike shqyrton aplikacionet e paraqitura dhe përpilon listën e shoqatave që plotësojnë kriteret e shpalljes.

Kandidatët aplikantë të cilët i plotësojnë kriteret e thirrjes publike, me shumicë votash vendosin se cili prej tyre do t’i përfaqësojë në Këshillin për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, në mbledhjen e organizuar nga kryetari i komisionit për realizimin e thirrjes publike në afat prej 15 ditë nga dita e përfundimit të thirrjes publike.

Kryetari i komisionit për realizimin e thirrjes publike u dërgon ftesë zyrtare shoqatave që kanë aplikuar në thirrjen publike.

Ftesa publikohet në ueb faqen e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (https://rdcpolog.mk/) së paku tri ditë para datës së mbajtjes së takimit.

Këshilli për zhvillim të rajonit planor të Pollogut

                                                                    Kryetar,

                                                                  Bilall Kasami

Teksti i plotë i Thirrjes Publike si dhe aplikimi mund të shkarkohet nga lidhjet e mëposhtme:

1.Thirrje Publike

2.2.1.ПРИЈАВА-на-здружение-апликант-Aplikacion-i-shoqatës-aplikant-MK-AL (1)

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy