Skip to content

FORUMET RAJONALE NË KOMUNITET

DATA

March 12, 2019

Kategoritë

FORUMET RAJONALE NË KOMUNITET

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit: “Zhvillim i barabartë i qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal” financiarisht i përkrahur nga ana e Ministrisë për vetqeverisje lokale dhe Agjencisë Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), filloi me realizimin e Forumeve rajonale për identifikimin e projekteve ideore në rajon.

Më 18.02.2019, me fillim në ora 12:00, në hotel Skardus, Kodra e Diellit, u mbajt sesioni i parë i forumit rajonal në kuadër të programit Forumet rajonale në komunitet.

Sesioni i parë i forumit u hap nga ana e Ministrit për vetqeverisje lokale, z. Suhejl Fazliu, Kryesueses së Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, znj. Teuta Arifi dhe Drejtorit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, z. Fatmir Saiti. Mes të pranishmëve ishin edhe Kryetarët tjerë të komunave nga rajoni planor i Pollogut, Kryetarët e Këshillave komunalë, përfaqësues nga Agjencia Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), përfaqësues nga Byroja për zhvillim rajonal dhe përfaqësues tjerë nga sektori publik dhe privat.

Në kuadër të këtij programi janë paraparë katër sesione të forumeve nëpërmjet të cilave do të zgjidhen projekte prioritare dhe të cilat do të propozohen para donatorit – Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim, për financim.

Pas përfundimit të procesit të forumit, Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim do të zgjedh një projekt të cilin Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut do ta implementojë në vitin 2019.

Nëpërmjet qasjes participuese, përfaqësuesit e njësive të vetqeverisjes lokale nga rajoni planor i Pollogut, sektori i biznesit, organizatave joqeveritare dhe qytetarët e rajonit planor të pollogut, diskutuan për problemet prioritare të cilat e shqetësojnë rajonin dhe për të njëjtat propozuan zgjidhje prioritare.

Pjesëmarrësit në sesionin e parë të forumit identifikuan probleme dhe zgjidhje në fushën e mjedisit jetësor, turizmit, biznes infrastrukturën dhe inkluzionin social, të cilat njëherit janë dhënë si prioritete për financim nga ana e donatorit. Në përputhje me problemet e propozuara prioritare dhe zgjidhjet e të njëjtave, ishin identifikuar 5 propozim koncepte të pranueshme, dhe të njëjtat do të prezantohen gjatë sesionit të dytë të forumit e cila do të organizohet më 26.02.2019

 

 

 

 

 

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram