FORGOT YOUR DETAILS?

Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit të Pollogut

Qendra për zhvillim të rajonit të planor të Pollogut (QZHRPP) është themeluar në maj të vitit 2008. sipas Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. Qendra për zhvillimin të rajonit planor të Pollogut është subjekt juridik i cili është themeluar nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat janë pjesë përbërëse e rajonit planor të Pollogut.
 
Qendra është e regjistruar në institucionet kompetente shtetërore sipas Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.
 
Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut i kryen këto aktivitete:
• Përgatit propozim-programë për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
• Përgatit propozim-plan aksional për implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
• Përgatit propozim-projekte për zhvillim të rajonit të Pollogut,
• I koordinon aktivitetet të cilat janë të lidhura me implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,

 

• Përgatit raport vjetor për realizimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
 
• Siguron informata për palët e interesuara gjatë realizimit të Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
 
• Ofron mbështetje profesionale dhe teknike për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në rajonin planor të Pollogut gjatë realizimit të Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,
 
 • Inkurajon bashkëpunim ndërkomunal në kuadër të planifikimit zhvillues,
 
• Ofron mbështetje profesionale për organizatat e interesuara për pregaditjen e projekteve nga fusha e zhvillimit rajonal,
 
• Promovon mundësitë e zhvillimit të rajonit
 
• Ofron asistencë profesionale, administrative-tekniko për nevojat e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut,

 

TOP