Skip to content

Shpallje për konsulenca publike të dokumenteve për ruajtje të mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale në kuadër të projektit “Përforcimi i turizmit alternativ në zonat rurale të Pollogut”

DATA

March 13, 2020

Kategoritë

,

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të projektit “Projektit për konkurim lokal dhe rajonal“ i përkrahur nga BE, administruar nga Banka Botërore dhe zbatuar nga Kabineti i Zëvendës Kryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështjet Ekonomike – KZKQÇE, komponenti projektues “Investime në infrastrukturën turistike dhe ndërlidhjet në destinacionet“  përgatiti projekt “Përforcimi i turizmit alternativ në zonat rurale të Pollogut” ku qëllimi kryesor është përforcimi I zhvillimit ekonomik me rritjen e konkurrencës në rajonin e Pollogut si destinacion turistik me përshtatje efikase të kërkesave të tregut të brendshëm dhe atyre të huaj dhe pjesëmarrje në krijimin e vendeve të reja të punës.

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut në kuadër të aplikacionit, përgatiti Plan për menaxhim me mjedisin jetësor për projektin “Përforcimi i turizmit alternativ në zonat rurale të Pollogut” me qëllim identifikimin dhe vlerësimin në kohë të ndikimeve potenciale mbi ambientin jetësor nga aktivitetet e projektit. Plani përfshin edhe masa për parandalimin, minimizimin dhe zbutjen e ndikimeve eventuale negative nga realizimi i aktiviteteve të parashikuara projektuese.

Versioni elektronik i Planit për menaxhim me mjedisin jetësor për projektin gjendet në:

Version i shtypur i Planit për menaxhim me mjedisin jetësor për projektin gjendet lokacionet vijim:

  1. Njësia për implementim të projektit (NJIP)

Projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale (PKLR)

Adresa: Rr. Gjuro Gjakoviq nr.60/1, Shkup

Telefon: 02 32 53 818

Ekspert për mjedis jetësor: Lubomir Petkovski

e-mail: ljubomir.petkovski@lrcp.org.mk

  • Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut – Tetovë

Adresa: Rr. Njegosheva nr.2 Kati-I, 1200 Tetovë

Telefon: 044/618-062

Personi përgjegjës: Sllavko Kostoski

e-mail: info@rdcpolog.mk

Ju lutemi në rast se keni ndonjë koment/sugjerim ose plotësim për masat e propozuara nga Plani për menaxhim me ambientin jetësor, të njëjtin dorëzoni tek personat përgjegjës në një periudhë kohore prej  14 ditësh pas ditës së publikimit të Planit për menaxhim me ambientin jetësor

(data e publikimit: 13.03.2020).

Ju lutemi që komentet Tuaja për përmirësim të Planit për menaxhim me ambientin jetësor për projektin “Përforcimi i turizmit alternativ në zonat rurale të Pollogut” t’i paraqisni apo dorëzoni në adresat e dhëna elektronike ose në zyrat e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe/ose Projektit për konkurim lokal dhe rajonal.

Paraprakisht ju falenderojmë.

Njoftim i rëndësishëm:

Për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, afati për parashtrimin e komenteve dhe sygjerimeve për përmirësimin e Planit për menaxhim me mjedisin jetësor për projektin “Përforcimi i turizmit alternativ në zonat rurale të Pollogut” është vazhduar deri më 24 Prill 2020. Duke i pasur parasysh masat e jashtëzakonshme të Qeverisë, ju lutemi që komentet e juaja t’i parashtroni me plotësimin e formularit të bashkangjitur dhe të njëjtin dërgojeni vetëm në formë elektronike në e-mail adresat e theksuara më lart.

(Ndrуshimi i fundit: 15 Prill 2020)

Shkarko

Ndani:

Email
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Telegram