FORGOT YOUR DETAILS?

Rajoni planor i Pollogut ka 170,310 ha tokë bujqësore, nga të cilat 41,876 ha tokë të punueshme dhe 128,433 ha janë kullota. Prej totalit të tokës së punueshme, 30.565 ha janë parcela dhe kopshte, 10.244 ha livadhe, 1.023 ha pemishte dhe vetëm 44 ha janë vreshta. Pjesa më e madhe e zonës bujqësore ose madje 75 për qind në rajonin e planor të Pollogut janë kullota, pjesa e mbetur prej 25 për qind është toka e punueshme. Rajoni nuk lejon zhvillim intensiv të prodhimit bujqësor, por është i njohur për produktet e tij si molla e tetovës, fasulja e Tetovës, djathi dhe kashkavalli, të cilat hapin një perspektivë për nxitjen dhe promovimin e produkteve që do të rrisin eksportin.

Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave është sektori që është më i pranishëm në rajonin planor të Pollogut me gjithësejt 1,611 subjekte afariste të regjistruara me 22 për qind pjesëmarrje në ekonominë e përgjithshme. Sektori i dytë është industria e prodhimit me gjithësejt 905 subjekte afariste të regjistruara dhe 12.4 përqind pjesëmarrje ekonomike dhe ndërtimtaria si sektor me 651 subjekte biznesi me pjesëmarrje 8.9 përqind. Me këta të dhëna zgjedhen sektorët më të rëndësishëm ekonomik, siç janë prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi dhe prodhimi i produkteve finale nga druri, industria ushqimore, përpunimi i masave plastike, përpunimi i aluminit dhe prodhimi i prodhimeve tekstile.

 

Karakteristikat gjenerale

Rajoni planor i Pollogut gjendet në pjesën veriperendimore të Maqedonisë veriore, me sipërfaqe prej 2.416 km2. E mbulon luginën e Pollogut, rrafshëlartën e Mavrovës, masivin malor Bistra dhe luginën e lumit Radika.

Në nivel shtetëror, rajoni i Pollogut është njëri nga tetë rajonet të cilin e përbëjnë komunat në vijim: Tetovë, Gostivar, Mavrovë Rostushë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht, Jegunovcë dhe Brvenic. Në këtë territor ka 184 vendbanime në të cilët jetojnë 304.125 banorë. Prej 304.125 banorë 18.4% janë Maqedon, 73.2% Shqiptarë, 5.7% Turq, 1.6% Rom, 0.01% Vlleh, 0.32% Sërb, Boshnjak 0.08% dhe 0.66% janë nacionalitete tjera.

Rajoni ka pasuri të madhe natyrore dhe artificiale. Rajoni planor i Pollogut është i pasur me lëndë të para minerale të cilat janë konstatuar në të gjithë rajonin e tij. E rëndësisë së veçantë ekonomike janë depozitat e gjetura për mermer grin ë Gostivar dhe dolomitet në Jegunovcë dhe Çajlë. Xehe tjera dhe minerale të pranishme në rajon janë: mangani, molibdeni, bakri, arseniku, plumbi, kromi dhe mermeri. 

Rajoni planor i Pollogut është perlë turistike i cili është përplot me bukuri natyrore, monumente  kulturore dhe historike. Turizmi si degë ekonomike nuk është i zhvilluar sa duhet në rajonin e Pollogut, por ka numër të madh të potencialit të pashfrytëzuar i cili paraqet mundësi për investime dhe me shfrytëzimin e tyre ta bëjnë rajonin një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend dhe në Evropë. Qendrat ekzistuese të skijimit "Mavrovë" dhe "Kodra e Diellit" ofrojnë mundësinë për të përmirësuar zhvillimin e turizmit të skijimit dhe mundësive për promovim dhe për të vizituar bukuritë tjera natyrore që i posedon ky rajon.

TOP