RDC Polog

Komunat e rajonit

Zhelina

Vështrimi historik dhe kultura

Zhelina daton prej mesjetës së hershme e që në historiografi na paraqitet në vitin 1337-1346 ku përmendet kisha e Shën Mërisë së Tetovës në vitin 1343. Ndërsa sipas disa dëshmive osmane në vitin 1453 ka patur 34 familje, më 1468 ka patur 60 familje. Në vendin e quajtur Ballshor, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar, më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit është zbuluar një lokalitet antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re. 

 

Gjatë lëvrimit të arave janë zbuluar eksponate enësh të dheut në formë të rumbullakët dhe konusore, të modeluara në mënyrë të thjeshtë, me dorë të lirë, madje janë gjetur gurë nga qeramika për vegje pëlhurash, copa të vogla me tehe të mprehta thikash prej stralli, tokë e djegur, eshtra shtazësh dhe sende tjera të imta stolisjeje si dhe shumë gjëra tjera. Në vednin ku është xhamija e vjetër ( sot e re) e cila është ndërtuar në shekullin XVII, më parë thuhet se aty diku ka qenë kisha e fisit Penest të ilirëve që njihen si banues të kohës së mëhershme.

Sipas gjurmëve të zbuluara deri tash mund të përfundojmë se në këto vise jeta ka gjallëruar, e sidomos rëzë Sharit e më pak në anën e Malit të Thatë. Për Zhelinën ekziston edhe sinonimi „Ura e nuseve” e cila urë është ndër më të vjetrat në këto troje. Thuhet se daton që nga sundimi romak mirëpo ka edhe data të tjera të dokumentuara për këtë urë. Sipas këtyre dokumenteve viti 1539 merret edhe si fillimi i ndërtimit të urës.

Pozita gjeografike

Komuna e Zhelinës, ka një pozitë interesante të shtrirjes së sajë edhe atë: në jug-lindje dhe veri-perendim, ajo i takon Pollogut të poshtëm. Në anën e djathtë të lumit Vardar, me shpatiet e Malit të Thatë, depërton deri në rrjedhën e lumit Treska. Si komunë shtrihet në anën e djathtë të rrugës kryesore Tetovë-Shkup. Prej Tetovës gjendet 8 Km larg ndërsa prej Shkupit 35 km larg. Komuna e Zhelinës është komunë rurale ku të gjitha vendbanimet e saja janë fshatare. Ato mes veti dallohen sipas vendosjes, lartësisë mbidetare, sipas rrjetit rrugor dhe veçanërisht sipas numrit të popullsisë dhe dendësisë së tyre.

Në një sipërfaqe prej 199.6km2 në komunën e Zhelinës shtrihen 18 vendbanime të cilat përbëjnë 20,6% nga të gjitha fshatrat e Pollogut në të cilën sipas regjistrimit të fundit nga Enti Statistikor Shtetërorë viti 2002, në këtë komunë jetojnë 24.390 banorë. Në nivel republikan në bazë të numrit të vendbanimeve kjo komunë mban vendin e 23-të nga gjithsej 123 komuna.

Arsimi

Në komunën e Zhelinës zhvillohet arsimi parashkollor dhe ai fillor, ndërsa ai i mesëm dhe univerzitar ende nuk zhvillohet. Organizimi i shkollave në këtë komun është i ndarë në shkolla qendrore dhe periferike, edhe atë: 5 shkolla qendrore dhe 12 shkolla periferike.

Ekonomia, Bujqësia dhe Turizmi

Edhe pse komuna e Zhelinës ka një potencial të shkëlqyer turizmi, bazuar në bukuritë natyrore dhe trashigimit kulturore që paraprakisht u cekën prap se prap popullata e këtij vendi është e fokusuar në veprimatari të llojeve të ndryshme, siç që është ajo e bujqësisë dhe zhvillimin i bizneseve të vogla dhe të mesme. Fakti për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë qëndron në strukturën agrare të tokës e cila në të gjitha 18 vendbanimet e kësaj komune përfshin një sipërfaqe prej 15.561ha ose 16% të sipërfaqes së përgjithshme të kësaj komune.

Sa i përket sferës të biznesit në këtë komunë veprojnë një numër i madh i bizneseve të vogla si dhe një numër më i vogël të bizneseve të mesme të cilat japin një mundësi të shkëlqyer për punsimin e popullatës në këtë komunë. Ja vlen të cekët nga gjithsejt mbi 500 ndërmarje të regjistruara 14 janë objekte hotelierike dhe 4 fabrika prodhimi.