RDC Polog

Komunat e rajonit

Vrapçishti

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Vrapçishtit ka një pozitë specifike gjeografike pasi që ajo gjendet në mes të dy qyteteteve më të mëdha të rajonit planorë të Pollogut apo në mes Tetovës dhe Gostivarit, së dyti komuna përfashin luginën e malit Sharr, së treti komuna kufizohet me komunën e Bogovinës, Bërvenicës dhe qytetit të Gostivarit dhe në pjesën perendimore ajo kufizohet me R. Kosovës.

Përfshin një hapsirë prej 157,98 km2 në të cilën sipas të dhënave të fundit të Entit Statistikor të vitit 2002, jetojnë 25.399 banor, ku 86% janë shqiptarë, 8% janë turq, 4% janë maqedonas dhe 2% e përb-ëjnë etnitetet tjera. Komuna e Vrapçishtit ka 15 vendbanime prej të cilave 6 prej tyre kanë reliev kodrinoro malor kurse 12 komunat tjera janë vendbanime fushore.

 

Arsimi

Në komunën e Vrapçishtit arsimi është tepër mirë i organizuar. Si komunë ka 4 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore periferike si dhe paralele të disperzuara të gjimnazit të Gostivarit në f. Negotinë.

 

Ekonomia, Turizmi dhe Bujqësia

Ashtu edhe si komunat tjera të rajonit planorë të Pollogut edhe komuna e Vrapçishti ka kapacitete dhe resurse natyrore bazuar bukuritë natyrore që i ofrohen nga mali Sharr. Si pika më atraktive të kësaj pjese janë: liqeni i bardhë dhe liqeni i zi, guri i skulecit, uji i qetë në bjeshkët e f. Gjurgjevisht si dhe burime tjera natyrore.

Po ashtu për komunën e Vrapçishtit mund të thuhet se si komunë rurale është shumë e përqëndruar në bujqësi, blegtori, prodhim, tregti, etj. Kjo ndosh nga shkaku se në këtë komunë ekziston një hapsirë e madhe e tokës punuse e cila përfshin 4820h, livadhe diku 5360h dhe pyje 4680h.

Në komunë ekzistojn afër 400 subjekte afariste të regjistruara prej të cilave përqindjen më të madhe e përbëjnë bizneset e vogla dhe një përqindje më të vogël e përbëjnë bizneset e mesme. Këto kompani në rajonin e Pollogut janë shum të njohura nga veprimatria e tyre. Si një subjekt qetër afarist e cila është në fazë ndërtimi dhe e cila do të ketë një rëndësi shumë të madhe për rajonin e Pollogut është edhe Agroberza e cila do të miret me grumbullimin e pemëve dhe perimeve. Të gjitha këto segmente të lart përmendura mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të komunës.