RDC Polog

Komunat e rajonit

Tearca

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Tearcës është komunë e formuar prej vitit 1966 në bazë ligjit për organizim teritorial. Gjendet në pjesën veri-perendimore të R. Maqedonisë dhe kap një hapsirë prej 138.12km2 në të cilën jetojnë 22.454 banorë.

Komuna e Tearcës përfshin 13 vendbanime, prej të cilave 4 vendbanime karakterizohen si vendbanime kodrinore-malore dhe 9 vendbanime të kësaj komune janë vendbanime fushore. Në bazë numrit të vendbanimeve dhe hapsirës komuna e Tearcës kategorizohet në grupin e komunave të vogla në R.Maqedonisë.

Në ball të komunës është mali Sharr, në pjesën jug-perendimore të komunës kufizohet me komunën e Tetovës dhe në pjesën lindore komuna e Tearcës kufizohet me komunën e Jegunovcës.

 

Arsimi

Në komunën e Tearcës arsimi zhvillohet nëpërmjet 5 shkollave fillore-qendrore dhe 3 shkollave periferike, me një numër total të nxënësve prej 2856 nxënës. Në këto shkolla arsimi zhvillohet në tre gjuhë, edhe atë: gjuhë shqipe, gjuhë maqedonase dhe gjuhë turke.

 

Turizmi - Natyra dhe Kultura

Komuna e Tearcës gjendet në ultësirën e malit Sharr, në të cilën ekzistojn një numër i madh i trashëgimive natyrore-kulturore. Vlen të cekët vendi i quajtur TRE UJRAT e cila paraqet një atraktivitet të vërtet të kësaj pjese të malit Sharr. Karakteristik tjetër që vlen të përmendet është turizmi rural e cila çdo vizitorit i ofron kujtime të paharueshme me bukuriët e saja natyrore. E gjithë kjo falë pozicionit të fshatrave kodrinore-malore.

Gjatë shekujve periferia e komunës Tearcë është bërë shtëpi e shumë bimëve shëruese të cilat për shkak punimit të fushave, në mënyrë permanente 50 vitet e fundit bëhet edhe mbjellja-zëvendësimi i tyre me fidane të reja. Është bërë si një traditë në komunë zhvillimi i kulturave të ndryshme dhe farmave në vende të pastërta ekologjike, e cila ju mundëson konsumatorëve final një produkt të shëndeçëm me shije të veçantë. Këtu mund të ceken: lakra, speci, domatja, patatet, grosha, kungulli, shalqiri, etj. Kultivimi i mollës, kivit, arave, qërshive, lajthiave dhe kulturave tjera poashtu është pjesë e traditës tek disa qytetarë të kësaj komune. Si prodhim kryesor në komunë është mishi i qengjit, mishi i viçit, qumshti i lopës, mjalti dhe prodhimi i vezëve. Në periferi të komunës Tearci kalojnë 5 lumej dhe disa burime tjera më të vogla të cilan burojnë prej malit Sharr.

Këto lumej kalojn nëpër disa vendbanime të kësaj komune dhe derdhen në lumin Vardar. Më e njohura dhe më i gjat është lumi Teareshka Bistrica me 19.2km. Si pika tjera atraktive është liqeni i Dobroshtitposhtëm e cila gjendet në një lartësi mbidetare diku rreth 1890m dhe liqeni i Dobroshtitnaltçëm në një lartësi mbidetare 2362m. Përndryshe këto dy liqene njihen edhe si sytë e malit Sharr.

 

Ekonomia

Komuna e Tearcës është e njohur nga kapacitete e prodhimit të drurit, përpunimit të hekurit, gipsit, furave për produkte ushqimore dhe ndërtimore. Në bazë të zanateve të lartëpërmendura janë krijuar një numër i madh i bizneseve të vogla të cilat ndikojnë në përmisimin e ekonomisë dhe zvoglimin e papunsisë në këtë rajon. Si burim tjetër për zhvillimin e kësaj komune është toka pjellore dhe pyjet. Komuna e Tearcës nga totali i sipërfaqes ka gjithsejt 4.132h tokë pjellore e cila në bazë të statistikave të vitit 2005 janë shfrytëzuar-mbjellur diku rreth 3.430h apo diku rreth 83% nga totali i sipërfaqes të tokës pjellore.