RDC Polog

Komunat e rajonit

Mavrovë dhe Rostush

Vështrimi historik

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës gjendet në pjesen perendimore të Maqedonisë dhe kap një hapsirë prej 682km2. Si komunë kufizohet me dy shtete fqinje edhe atë: në pjesën perendimore kufizohet me R. Shqipërisë kurse në pjesën veri-perendimore kufizohet me R. Kosovës. Komuna e Mavrovës dhe Rostushës njëherit njihet edhe si një ndër tre komunat më të mëdhaja në R. Maqedonisë.

Tipari kryesor i kësaj komune është toka malore-kodrinore me 42 vendbanime dhe me një dendësi jetese të rrallë në km2. Relievi, klima, vendi,uji, pasuritë kulturore dhe natyrore e bëjnë këtë komun një atrakcion turistik të vertetë për rajonin dhe më gjërë.

Si atrakcione më të rëndësishme turistike vlen të përmenden Liqeni i Mavrovës, Lumi Radika, Ujvarat në Duf, Bojkov Kladenec, Liqeni akullnajor Llokuv, Mali Korab, Mali Bistra, Mali Kërçin dhe Deshat, Shpella Gryka e Sharit, Alilica, Gryka e Kalinës dhe shumë vende tjera me rëndësi më të vogël turistike.

 

Turizmi-Pasurit natyrore dhe kultorore të kësaj komune

Liqeni akullnajor Llokuv

Vëmendje të veçant i kushtohet edhe liqenit akullnajor Llokuv e cila gjendet ne malin Deshat në një lartësi mbidetare diku rreth 1570m. Deri tek ky liqen mundet të arihet nëpërmjet fshatit Bitish dhe mënyra e dytë është nëpërmjet rugës të fshatit Trebisht. Nuk mundet me biseduar për trashëgimi kulturore a mos të përmendet ujvara Duf.

Ujvara Duf

Ujvara Duf gjendet në afërsi të fshatit Rostushë dhe paraqet një fenomen të vërtet turistik. Deri tek kjo kryevepër natyrore arihet nëpërmjet shtigjeve të shënuara për këmbësor. Ditët e sodit kjo kryevepër natyrore është shum e vizituar nga turistët e moshave të ndryshme.

Një tjetër karakteristikë hidrografike është edhe liqeni artificial i Mavrovës e cila karakterizohet me ujë të pastër dhe të ftot e cila paraqet një burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike. Diçka që e bën edhe më të veçantë këtë liqen artificial është edhe zhvillimi i potencialit turistik me një numër të madh hotelesh dhe apartmaneve tjera luks.

Nga e gjithë kjo shohim se komuna e Mavrovës dhe Rostushës shtrihet në zonë malore në të cilën bëjnë pjesë Mali Bistra, Korab, Deçan dhe Kërçin. Mali Bistra karakterizohet me disa maje malore ku më e njohur është maja Medenica me një lartësi mbidetare 2163m. Veç kësaj Mali Bistra është e njohur edhe me turizmin dimëror, e cila mundëson edhe një funk-sionim të sukseshëm të ski qendrave në këtë komunë. Kurse sa i përket Malit Korab si një fenomen natyrorë, shtrihet në një lartësi mbidetare prej 2764m, ndryshe e njohur edhe si Korabi i Madh.

Nga e gjithë kjo pasuri e trashëguar natyrore komuna e Mavrovës dhe Rostushës posedon edhe një kultur tjetër të trashëguar e cila është ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara. Për këtë na flet edhe vet historia dhe përmendoret historike që egzistojn edhe ditët e sodit në këtë komunë, siç që është rasti i kishës Shën Jovan Bigorski e ndëruar gjatë vitit 1020.

Arsimi dhe profili ekonomik

Në territorin e komunës Mavrovë dhe Rostushë arsimi i popullatës zhvillohet me 4 shkolla fillore dhe 1 shkollë e mesme.

Profili ekonomik i kësaj komune përfshin diku rreth 200 subjekte juridike të cilat janë të regjistruara dhe funksionojnë në kufijtë e tyre afariste. Një numër i madh i tyre janë subjekte juridike që ofrojnë shërbime hotelerike dhe restorante tjera më të vogla për turist dhe afarist të ndryshëm nga tërë regjioni e më gjërë, kurse një pjesë e vogël e këtyre subjekteve juridike meren me prodhim. Ja vlen të cekët fshati Skudrinje pasi që në këtë fshat ekzistojnë afarist të ndryshëm që meren me përpunimin e metalit, përpunimin e letrës, prodhimin e mobiljeve dhe sendeve tjera.

Si pjesë e territorit të R. Maqedonisë komuna e Mavrovës dhe Rostushës diku rreth 93% është teritor i mbrojtur në bazë të ligjeve të kësaj Republike pasi që në këtë komun është edhe vet Parku Nacional i Mavrovës dhe Rostushës ku përfshihen shpatet jugore të Maleve të Sharrit, një pjesë të Malit Korab si dhe Maleve të Deshatit, Karçinit dhe Bistrës.