RDC Polog

Komunat e rajonit

Jegunovca

Vështrimi historik dhe pozita gjeografike

Komuna e Jegunovcës gjendet në pjesën veriperendimore të Pollogut të poshtëm. Hapsira e komunës Jegunovcë edhe më herët ka qenë vend i banuar. Këto të dhëna mbështeten në gjetjen e sendeve arkeologjike të cilat datojnë prej shek. V-VI. Komuna e Jegunovcës është e formuar nga 17 vendbanime të cilat janë të banuara nga etnitete të ndryshme, ku më dominant janë popullata Maqedonase dhe Shqiptare. Sipas regjistrimit të fundit nga Enti Statistikorë i RM-2002 në këtë komunë në një hapsirë prej 176.83km2 jetojnë gjithsejt 10.790 banor.

Arsimi dhe Sporti

Në komunën e Jegunovcës arsimi kryet në mënyrë të regullt e cila mundësohet prej 3 shkollave qendrore dhe 13 shkollave periferike.

Po ashtu Komuna e Jegunovcës ka një traditë të gjatë të sportit e cila vazhdon të lëviz prej gjenerate në gjeneratat tjera. Dëshira e madhe për sport nga popullata e kësaj komune ka bërë të themelohen një numër i madh i klubeve sportive, ku çdo vit në të gjitha vendbanimet e komunës dhe jashta Komunës Jegunovc në mënyrë tradicionale të organizohen loja të ndryshme sportive. Vlen të theksohet se kërkesa për lojtarët (sportististët) e kësaj komune është shumë e madhe, për to janë të interesuara edhe klubet më të mëdhaja, si ato shtetërore dhe jashta shtetërore.

 

Pasuritë natyrore

Komuna e Jegunovcës është vend shumë i pasur me pasuri natyrore. Ajo në vete ngërthen disa lumenj prej të cilave më kryesorja është kalimi i lumit Vardar e cila mundëson krijimin e rrjetit hidrografik.

Për shkak karakteristikave gjeomorfologjike një pjesë e madhe e Komunës Jegunovcë është e pasur me burime të ujit të ëmbël dhe ujit mineral. Po ashtu Komuna e Jegunovcës posedon tokë agrare dhe male. Gjithsejt sipërfaqa e tokës agrare dhe maleve është 11.706h apo 4776h tokë agrare dhe 6930h male. Nga vetë fakti se komuna posedon një hapsirë të madhe të tokës agrare, popullata e këtij vendi meret me bujqësi, ku si me dominante janë mbjellja e këtyre kulturave bujqësore: grosha, patatja, speci, domatja, shargarepi, lakra, qepa, repa e sheqerit dhe shumë produkte tjera. Veç kësaj vlen të ceket se malet e Komunës Jegunovcë janë të pasura me drunj të llojeve të ndryshme, kafshë të egra dhe shumë minerale, sidomos mund të ceket se më dominante është Karbonat Kalciumi.

E gjithë kjo pasuri natyrore përbën edhe shtyllën kyçe të ekonomisë në këtë komunë.