RDC Polog

Komunat e rajonit

Bogovina

Vështrimi historik dhe kultura

Komuna e Bogovinës është një ndër komunat më të reja në R. Maqedonisë. Në kufijtë aktual funksionon prej vitit 2006, kur u bashkuan komunat e mëparshme, e Bogovinës dhe e Kamjanit.

Përfshin pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqedonisë, anën e majtë të lumit Vardar dhe luginën e Pollogut nën rrëzën e Malit Sharr. Komuna ka një sipërfaqe prej 143, 44 km2 dhe gjendet në një lartësi mbidetare prej 460m deri 1.150 m. Në të janë të shpërndara në 16 vendbanime. 
 

Sipas regjistrimit të fundit të Entit Statistikor Shtetror të vitit 2002, në këtë komunë jetojnë 28.997 banorë, kryesisht shqiptarë etnik, në bashkëjetesë me maqedon dhe turq. Në kuadër të kësaj komune janë edhe 16 vendbanime të dominura me popullatë shqiptare si dhe një përqindje më e vogël e etniteteve tjera.

 

 

Arsimi

Gjendja e organizimit të arsimit në komunën e Bogovinës është në nivelin e duhur. Zhvillimi i arsimit në këtë komunë realizohet nëpërmjet 6 shkollave qendrore, 5 shkollave tjera territoriale dhe një kolegji privat.

 

Turizmi

Komuna e Bovovinës gjendet në pjesën perendimore të RM, në bregun e majtë të lumit Vardar, në pjesën juglindore të malit Sharr. Ajo çka të gjithë i tërheq është shkëlqimi i gjelbërt i ujit të Liqenit të Bogovinës, e cila gjendet në një lartësi mbidetare prej 1960m nga kjo komunë.

 

Ekonomia

Komuna e Bogovinës gjatë viteve të fundit tregon një rritje ekonomike. Në komunën e Bogovinës veprojnë gjithsej 709 subjekte afariste, ku pjesën më të madhe e përbëjnë bizneset e vogla të cilët miren me prodhim dhe tregti. Ndërmarjet në këtë komunë kryesisht meren me prodhimin e paisjeve profesionale për kuzhina, prodhimin vitrinave të llojeve të ndryshme për ftohje dhe nxemje, prodhimin e dyerve dhe dritareve, prodhimin e mermerit dhe granitit, prodhimin e mobiljeve, ndërmarje që meren me prodhimin e produkteve të qumshtit dhe shumë produkte tjera. Këto subjekte afariste gjatë këtyre viteve ka dhënë një kontribut të veçant në zhvillimin e ekonomisë të kësaj komune, duke mundësuar edhe zvoglimin e papunësisë në këtë komunë.